Home / Sport / Dështon transferimi i Mahambes

Dështon transferimi i Mahambes

“Për fatin e keq më shumë të Mahambes, ky transferim ka dështuar. Pasi parimisht u morëm vesh me drejtuesit e Pandurit për kalimin e futbollistit në rradhët e tyre, problemet lindën për çështje administrative. Ne kishim rregulluar dokumentacionin e udhëtimit të Mahambes drejt Antalisë, mirëpo ai mbeti në mes-zonë në aeroportin e Stambollit pa të drejtë kalimi në pjesën turke. Këtu gjërat u komplikuan, megjithse më vonë u morëm vesh që të tre palët, ne, drejtuesit e Pandurit dhe menaxherët e fubollistit të takohemi në Stamboll ku do të firmosej kontrata. Mirëpo kur diçka s’është e shkruar nuk bëhet asnjëherë, pasi mungesa e linjes për të udhëtuar të mërkurën bëri që procesi të shtyhej për sot, e në ndërkohë mbrëmë u mbyll afati kalimar në Rumani”, sqaron sekretari i Shkëndijës Fikret Shaqiri.

Edhe pse në moment të parë transferimi i sulmuesit nga Mali, Tamboura Mahambe u duk punë e kryer, megjithatë gjithçka ka dështuar në moment të fundit. Pasi drejtuesit e Shkëndijës dhe ata të ekipit rumun Panduri gjetën akordin për kalimin e Mahambes në Rumani, problemet me dokumentacionin vonuan gjithë procesin, duke bërë që kjo lëvizje të dështojë, pasi afati kalimtar në kampionatin rumun është mbyllur mbrëmë (22.02.2012). “Për fatin e keq më shumë të Mahambes, ky transferim ka dështuar. Pasi parimisht u morëm vesh me drejtuesit e Pandurit për kalimin e futbollistit në rradhët e tyre, problemet lindën për çështje administrative. Ne kishim rregulluar dokumentacionin e udhëtimit të Mahambes drejt Antalisë, mirëpo ai mbeti në mes-zonë në aeroportin e Stambollit pa të drejtë kalimi në pjesën turke. Këtu gjërat u komplikuan, megjithse më vonë u morëm vesh që të tre palët, ne, drejtuesit e Pandurit dhe menaxherët e fubollistit të takohemi në Stamboll ku do të firmosej kontrata. Mirëpo kur diçka s’është e shkruar nuk bëhet asnjëherë, pasi mungesa e linjes për të udhëtuar të mërkurën bëri që procesi të shtyhej për sot, e në ndërkohë mbrëmë u mbyll afati kalimar në Rumani”, sqaron sekretari i Shkëndijës Fikret Shaqiri, i cili shton se me Mahamben Shkëndija do të jetë më e fortë në pranverë. “Normal që na dëshproi dështimi i transferimit, mirëpo nga ana tjetër është mirë që ne në pranverë do të mund të llogarisim në shërbimet e Mahambes, i cili pritet të jetë risi e madhe në lojën tonë. Njëkohësisht drejtuesit e Pandurit na bënë me dije se do të ndjekin edhe më tej Mahamben dhe në verë ndoshta do të realizohet ky transferim që tani dështoi për çështje kohe”, tha Shaqiri. E në ndërkohë sekretari i Shkëndijës sqaron se ‘kuqezinjtë’ kanë marë përgjigje negative për ankesën e dënimit prej 25 mijë euro, për shkak të ngjarjeve në takimin kthyes të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, kundër Partizanit në Shkup. “Ne apeluam dënimin në vlerë prej 25 mijë eurove që UEFA na shqiptoi për shkak të ngjarjeve në sfidën me Partizanin në Shkup. Mirëpo ankesa jonë është refuzuar, madje duke u rritur shifra që ne duhet ta paguajmë në UEFA. Vetëm grumbullimi i komisionit disiplinor na kushton 4 mijë euro, ndërsa një mijë tjera vijnë në emër të harxhimeve gjyqësore. Pra gjithsej duhet të paguajmë 30 mijë euro dënim në arkën e UEFA-së”, tha Shaqiri, i cili shpreson se në të ardhmen skuadra nuk do të përballet me sanksione të këtilla.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *