Home / Lajme / Maqedoni / Dezinformohen mërgimtarët për dokumentet e udhëtimit

Dezinformohen mërgimtarët për dokumentet e udhëtimit

23 shkurt-Vendosja e linjës së re telefonike është me qëllim që tju dilet në ndihmë qytetarëve të cilët ende nuk kanë nxjerrë dokumente personale biometrike dhe pa shumë pritje të mëdha të parashtrojnë aplikimet, të fotografohen dhe të marrin më pas të njejtat. Të punësuarit në këtë sektor kërkojnë që qytetarët të kenë mirëkuptim dhe të mos krijojnë tollovi dhe nervozë të panevojshme”, tha Nesimi.

Persona ende të panjohur dezinformojnë dhe dezorientojnë mërgatën shqiptare në vendet e Evropës Perendimore lidhur me ndrrimin e dokumenteve personave bioemtrike. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e mërgimtarëve sërish të vijnë në vendlindje për të marrë pasaportë ndërkaq, kjo ka krijuar rradhë të mëdha para sporteleve të SPB-së në Tetovë. Vetëm këtyre ditëve të fundit në ditë parashtrohen nga 600 kërkesa për dokumente të reja biometrike, ndërsa njësitë mund të fotografojnë më së shumti deri në 350 persona në ditë. Armata e atyre që presin radhë para sporteleve të Policisë në Tetovë, është mbi normale. Në administratën e Policisë së Tetovës theksojnë se tek mërgimtarët, persona të ndryshëm dhe të pandërgjegjshëm kanë krijuar huti pa nevojë dhe tash ka shumë prej tyre që vijnë këtu enkas për të marrë dokumente ndërsa më tragjike është se ata i marrin në procedurë të përshpejtuar duke dhënë edhe sasi të konsiderueshme të të hollave Kjo sipas tyre është e panevojshme pasi që realiteti është ndryshe, tha Artan Nesimi, kryeshef i administratës në policinë e Tetovës
“E vërteta e kësaj është se ditëve të fundit tek mërgimtarët është lëshuar një dezinformatë se pas 27 shkurtit nuk do të jepen dokumente udhëtimi. Ne si polici bëjmë të ditur tek të gjithë mërgimtarët se ata që kanë pasaportë të vjetër por ende ka afat mund të hyjnë në Maqedoni pa problem dhe kur të vijnë në pushimet e rregullta mund të zëvendësojnë me të ri, kurse atyre që u ka skaduar afati mund të marrin letër prej ambasadave dhe të vijnë në vendlindje. Prandaj apeloj deri tek mërgata që të mos bie pre e këtyre manipulimeve që përhapen pa nevojë”, tha Artan Nesimi, kryeshef i administratës në policinë e Tetovës.
Ndërkohë që prej ditës së martë Policia e Tetovës do të vendos linjë të vaçantë telefonike ku qytetarët mund të caktojnë termine për fotografim dhe informata shtesë.
“Në numrin e telefonit 044 333-494, qytetarët poashtu do të mund të informohen për atë se a janë të gatshme letrat e njoftimit për të cilët më parë kanë aplikuar, por edhe për informata shtesë lidhur me nxjerrjen e dokumenteve të identifkimit. Vendosja e linjës së re telefonike është me qëllim që tju dilet në ndihmë qytetarëve të cilët ende nuk kanë nxjerrë dokumente personale biometrike dhe pa shumë pritje të mëdha të parashtrojnë aplikimet, të fotografohen dhe të marrin më pas të njejtat. Të punësuarit në këtë sektor kërkojnë që qytetarët të kenë mirëkuptim dhe të mos krijojnë tollovi dhe nervozë të panevojshme”, tha Nesimi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *