Home / Lajme / Maqedoni / Dhuna në terenet sportive alarmon policinë

Dhuna në terenet sportive alarmon policinë

17 shkurt-Duke i marrë parasysh këta të numra dhe pasojat negative jo vetëm në sferën e rendit dhe të qetësisë publike, por edhe në planin e marrëdhënieve ndëretnike vendosëm që të meremi me çrrënjosjen e këtij problem që dita-ditës është më evident në ndeshjet sportive. Projekti I radhës është me moton “anon ë mënyrë korrekte”, i shqoëruar me një spot televiziv që jep mesazh oër anim korrekt dhe u është dedikuar grupeve të tifozëve që në të ardhmen të sillen në mënyrë më dinjitoze nëpër fushat dhe objektet sportive”, tha Bajrami

Incidentet që ndodhin në fushat sportive nga ana e tifozerisë së klubeve shqiptare dhe maqedonase, sidomos Shkëndijës dhe Teteksit, kanë bërë që Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë dhe njësia për preventivë të ndërmarrin hapa konkrete për parandalimin e dhunës në terenet sportive dhe jashta tyre. Kësisoji të mërkurën është promovuar sporti televiziv ku futbollistët e Shkëndijës, Teteksit dhe Renovës, japin mesazhe për anim korrekt në ndeshjet sportive. Sipas kryeshefit të Policisë së Tetovës Shefik Bajrami, policia e Tetovës e ka shqrytuar nevojën për parandalim të dhunës në ndeshjet sportive në rregjionin e Pollogut, e cila sipas tij, fatkeqësisht është ende evidente. “Si ilustrim do të cekim disa shifra të regjitruara nga ana e policisë së Tetovës si prishje të rendit dhe qetësisë dhe dhunës në ndeshjet sportive, sidomos në derbin e ligës së parë ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit. Nga ana e SPB-së së Tetovës në vitin 2011 janë inicuar 3 kërkesa për kundërvajtje për 5 raste të kundërvatjeve conform ligjit për parandalim të dhunës në ndeshjet sportive dhe sjelljeve të pahijshme në të cilat kanë qenë të involvuar 12 persona. Gjithashtu vitin e kaluar është ngritur një kallxim penal për katër vepra penale ku kanë qenë të përfshirë 11 persona nga të cilët edhe 3 janë të mitur. Duke i marrë parasysh këta të numra dhe pasojat negative jo vetëm në sferën e rendit dhe të qetësisë publike, por edhe në planin e marrëdhënieve ndëretnike vendosëm që të meremi me çrrënjosjen e këtij problem që dita-ditës është më evident në ndeshjet sportive. Projekti I radhës është me moton “anon ë mënyrë korrekte”, i shqoëruar me një spot televiziv që jep mesazh oër anim korrekt dhe u është dedikuar grupeve të tifozëve që në të ardhmen të sillen në mënyrë më dinjitoze nëpër fushat dhe objektet sportive”, tha Bajrami. Ndërkohë nga SPB-sja e Tetovës bëjnë të ditur se në vitin 2010 janë rregjsitruar 8 prishje të rendit dhe qetësisë publike në ndeshjet në mes Shkëndijës dhe Teteksit, ndërsa ka edhe në ndeshje tjera. Të gjitha këto raste janë zbardhur dhe janë parashtruar 11 procedura për kundërvajtje ndërsa kanë qenë të involvuar 33 persona. Ndërkaq, Edita Xhemaili, kryeshefe e njësisë për preventivë në kuadër të SPB-së Tetovës, tha se qëllimi kryesor i projektit është ulja e veprave penale dhe kundërvajtjeve në ndeshjet sportive të cilët zhvillohet në rajonin që mbulon SPB-ja. Ajo tha se qëllimi parësor është që të ngritet vetëdija tek popullata e re dhe qytetarëve në përgjithësi karshi dhunës dhe pasojave nga dhuna në ndeshjet sportive dhe ngritja e vetëdijes për bashkëjetesë dhe tolerancë ndëretnike. Spoti televiziv i përgatitur me mediat lokale do të fillojë me emitim para fillimit të kampionatit në futboll dhe është i përgatutur në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht, ku kapitenët e skuadrave japin mesazhe për anim korrekt. Ndryshe, në ndeshjet e fundit ndërmjet ekipit të Shkëndiëjs dhe Teteksit, grupet e tifozëve “Ballistët” dhe “Vojvodët”, nuk kursejnë asgjë për të shkëmbyer ofendime madje në disa raste ka edhe përleshje me policinë. Policia ka paraparë që të në të ardhmen të ketë takime edhe me grupet e tifozëve që të parandalohen ekceset e mundshme në ndeshjet sportive gjatë këtij viti. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *