Home / Lajme / Maqedoni / Dika:UEJL pa financim nga shteti arrin suksese

Dika:UEJL pa financim nga shteti arrin suksese

22 shkurt-Pra, përderisa institucionet tjera arsimore marrin çdo vit 6 milion euro deri në 23 milion, ne këtë sukses deri më tani e kemi arritur pa asnjë ndihmë apo suport financiar nga qeveritë e Maqedonisë dhe kjo na bën krenar sepse kemi arritur të dëshmojnë se edhe ky mjedis din të vlerësojë cilësinë të cilën e bëjnë vetë njerëzit. Ky rangim në të ardhmen na obligon të punojmë më shumë për të dëshmuar këtë sukses ndërsa ne vazhdojmë që të jemi të hapur për bashkëpunim edhe me universitetet tjera në vend për të ngritur cilësinë e arsimit të lartë”, ka deklaruar rektori Zamir Dika.

Rangimi I Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë si I dytë në vend në bazë të listës së Shangait, është meritë e vetë universitetit dhe atyre që e themeluan pasi që ky universitet financohet vetë dhe nuk mbështetet financiarisht nga qeveria. Tha, rektori I Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Zamir Dika, gjatë një brifingu me gazetarë. Dika, në fjalimin e tij, theksoi se pikërisht vetë financimi I Universitetit dhe rangimi kaq lartë tregon se cilësia në universitet është në nivel të jashtëzakonshëm.
“Ajo që është e rëndësishme dhe na bën krenar neve si institucion ky rangim, është se ne jemi institucion që vetë financohemi. Pra, përderisa institucionet tjera arsimore marrin çdo vit 6 milion euro deri në 23 milion, ne këtë sukses deri më tani e kemi arritur pa asnjë ndihmë apo suport financiar nga qeveritë e Maqedonisë dhe kjo na bën krenar sepse kemi arritur të dëshmojnë se edhe ky mjedis din të vlerësojë cilësinë të cilën e bëjnë vetë njerëzit. Ky rangim në të ardhmen na obligon të punojmë më shumë për të dëshmuar këtë sukses ndërsa ne vazhdojmë që të jemi të hapur për bashkëpunim edhe me universitetet tjera në vend për të ngritur cilësinë e arsimit të lartë”, ka deklaruar rektori Zamir Dika.
Ai ka shfaqur shpresë se në të ardhmen pikërisht ky rangim do të obligojë shtetit që të financojë në të ardhmen edhe këtë universitet.
“Ky verifikim tregon edhe njëherë për rolin dhe atë që përfaqëson ky universitet në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon. Ky nuk është vlerësimi i parë që është bërë për UEJL-në , pasi që ka edhe dy vlerësime nga asociacioni I universiteteve evropiane nga i cili veçmë janë bërë dhe sipas këtyre vlerësimeve UEJL-ja vlerësohet si një universitet modern që ndjek të gjitha trendet e arsimit të lartë, praktikave të mësimit, hulumtimit dhe komponentës sociale. Këto komponenta i përmenda pasi janë marrë parasysh edhe në listën e Shangait. Ky rezultat nuk është vetëm i kësaj plejade të menaxhimit të Universitetit por është rezultat I të gjithë atyre që së pari themeluan universitetin. Falënderimi u shkon SHBA-ve dhe Unionit Evropian të cilët kanë themeluar këtë universitet por edhe kanë financuar dhe gjatë gjithë kohës kanë ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe resurseve të UEJL-së. Falënderoj edhe stafin ndërkombëtar për bashkëpunimin, të cilët edhe sot e kësaj dite janë ne menaxhmentin , qoftë në fakultet si profesor të cilët duke ndarë eksperiencat e tyre kanë arritur bashkërisht të ngrisin një mjedis cilësor bashkë me stafin e UEJL-së . Faktorë irëndësishëm isuskesit janë edhe studentët të cilët kanë përzgjedhur këtë universitet për të studjuar dhe për të dhënë një imazh të një universiteti të veçantë në rajon”, tha Dika.
Ai ka kërkuar që në të ardhmen të kyçen edhe vetë universitetet në definimin e kritereve për vlerësimin e universiteteve. Në bazë të ranglistës të Universiteteve në vend, UEJL është e dyta ndërsa në vend të parë është Universiteti i Shën Kirlit dhe Metodit në Shkup.TV KOHA. (U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *