Home / Lajme / Maqedoni / Diskriminimi politik në Maqedoni

Diskriminimi politik në Maqedoni

10 shkurt-Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), nga 339 222 të papunët në Maqedoni, 20 470 prej tyre janë me arsimim të lartë. Nga kjo shifër, 265 janë kuadro që kanë të kryer magjistraturën, ndërsa mbi 20 kuadro janë doktor shkencash.

Studimet e fundit të organizatave joqeveritare theksojnë se në Republikën e Maqedonisë ekziston diskriminimin politik.

Mbi 80 për qind e qytetarëve vlerësojnë se në politikën e punësimeve vazhdon të ketë diskriminim politik.

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane konstaton se në Maqedoni mungon sistemi i vlerave dhe për pasojë administrata shtetërore dhe institucionet e ndryshme janë të stërmbushura nga militant partiak, shumica të papërgatitur dhe tejet inferior për të kryer detyrën që e obligon vendi i punës.

“Reformimi i administratës shtetërore është një nga kushtet kryesore për integrimin e vendit në Bashkim Evropian, ndërsa deri më tani pothuajse nuk është punuar aspak në këtë drejtim. Fatkeqësisht kuadrot e mirëfillta bredhin rrugëve ose në mungesë të një perspektive detyrohen të emigrojnë drejtë vendeve të Bashkimit Evropian.”, vlerësojnë nga OBRIE.

“Shkollohu”, “Dituria është fuqi”, janë disa nga sloganet e fushatës së Qeverisë së Maqedonisë për t’i stimuluar të rinjtë që të regjistrohen në studime, për të siguruar të ardhmen e tyre. Dhe një numër i madh i të rinjve, regjistrohen në fakultete, mbarojnë studimet, bëjnë master, doktoraturë, por sërish mbeten nën mëshirën e partive politike, varësisht cila prej tyre është në pushtet. Por, ata sërish mbeten të mashtruar në rrugë dhe pa fatin e përcaktuar në planin profesional.

A.A nga Shkupi ka vite që ka mbaruar fakultetin juridik, mirëpo deri më tani nuk ka mundur tw gjejw njw vend pune.

“Faktori kryesor për të gjetur një punë është libreza partiake, e jo diploma e universitetit apo titujt e arritur shkencor”, thotw ai duke shtuar se po përgatitet pwr ta braktisur këtë vend tw pa prespektivw sic thotw ai.

Shumica e të rinjve theksojnë se janë pengje dhe viktima të kësaj sindrome, për pamundësinë e tyre për punësim në profesion.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), nga 339 222 të papunët në Maqedoni, 20 470 prej tyre janë me arsimim të lartë. Nga kjo shifër, 265 janë kuadro që kanë të kryer magjistraturën, ndërsa mbi 20 kuadro janë doktor shkencash.

Punësimi nëpërmjet lidhjeve partiake, miqësore dhe lidhjeve të vjetra të periudhës së kaluar, por edhe nëpërmjet dhënies së ryshfetit, është një realitet që vazhdon të jetë i pranishëm në Maqedoni.

Në Maqedoni, u bë pothuajse e pamundur të gjendet një punë pa librezë partiake. Partitë politike punësojnë familjarët dhe bashkë partiakët e tyre, të cilët ju duhen për zgjedhjet e ardhshme për të mbajtur sërish në pushtet.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *