Home / Lajme / Maqedoni / Durmishi priti Osmanin

Durmishi priti Osmanin

8 shkurt-Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se përfaqësuesit e institucionet kryesore euroatlantike duhet të vazhdojnë të kenë në epiqendër të interesimit të tyre avancimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se qeveritë respektive kanë nevoje për asistence më të fuqishme në funksion të zbatimit të reformave strukturore , ruajtjes së stabilitetit ndëretnik dhe luftimit të dukurive negative .

Në zyrat e ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup ambasadori Durmishi pranoi në takim pune kryetarin e RDK-se Rufi Osmani. Në vazhdën e një komunikimi të rregullt të dy bashkëbiseduesit këmbyen opinionet për situatën aktuale në Maqedoni dhe në Kosove.
Kryetari Osmani informoi ambasadorin Durmishi për qëndrimet e RDK në lidhje me situatën aktuale në vend dhe argumentoi qëndrimet e RDK se qeveria aktuale duhet të ndërmerr aktivitete preventive në funksion të shtensionimit të situatës aktuale , ndëshkimin e fajtoreve me mekanizmat e shtetit juridik dhe moslejimin e tensionimeve në perspektivë.Nga pozicioni i kryetarit të Gostivarit , Osmani rekomandoi ambasadorin Durmishi për intensifikimin e bashkëpunimit të komunave në Maqedoni me komunat në Kosove në funksion të rritjes së kapaciteteve reciproke për shfrytëzim produktiv të IPA fondeve të UE dhe bashkëpunimin kulturor dhe ekonomik në dobi reciproke.
Kryetari Osmani inicoi idenë e gjendjes së modalitetit të bashkëveprimit institucional dhe politik i të gjithë spektrit politik kombëtar në funksion të organizimeve të përbashkëta kombëtare në 100 vjetorin e flamurit kombëtar , si festë që unifikon shqiptarët në nivel mbarëkombëtar. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se përfaqësuesit e institucionet kryesore euroatlantike duhet të vazhdojnë të kenë në epiqendër të interesimit të tyre avancimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se qeveritë respektive kanë nevoje për asistence më të fuqishme në funksion të zbatimit të reformave strukturore , ruajtjes së stabilitetit ndëretnik dhe luftimit të dukurive negative .

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *