Home / Sport / DY SHQIPTAR NË PIEDESTALIN E KUPËS SË SHARRIT

DY SHQIPTAR NË PIEDESTALIN E KUPËS SË SHARRIT

26 shkurt-Start i suksesshëm i garuesve shqiptarë në edicionin e 39-të garës së skijimit ‘Kupa e Sharrit 2012’. Reprezentuesi i Shqipërisë Erjon Tola dhe ai i Maqedonisë Dardan Dehari u renditën në vendin e dytë dhe tretë, menjëherë pas fituesit të sllallomit të madh, sllovenit Gregor Bajrovic. Të dielën vazhdojnë sfidat me garat e sllallomit kur edhe do të mësohet fituesi i përgjithshëm i edicionit të sivjetshëm të këtij kompeticioni…

Slloveni Gregor Bajrovic është fitues i garës së sllallomit të madh, në kuadër të edicionit të 39-të të ‘Kupës së Sharrit’. Bajrovic në dy paraqitjet e tij regjistroi kohë 02:03:91 të qindat, që ishte e mjaftueshme për pozitën e parë. Në vendin e dytë me vonesë prej rreth një sekonde u rendit reprezentuesi i Shqipërisë, Erjon Tola i cili regjistroi kohë 02:04:80 të qindat. Nga garuesit e Maqedonisë paraqitje më të mirë kishte tetovari Dardan Dehari i cili me kohën 02:05:29 të qindat zuri vendin e tretë duke siguruar vend në podium.
‘Shumë i kënaqur. Ishte shumë vështirë, mirëpo e mbylla ashtu si duhet. Në të kaluarën tre herë kam qenë i dyti, kështu që kjo është hera e parë që gjendem në pozitën e parë pas ditës së parë”, tha Gregor Brajovic, fitues i Sllallomit të madh
‘Sigurisht ndjehem shumë i gëzuar. Sinqerisht nga një anë pista nuk ishte edhe aq e mirë dhe kam patur disa probleme në zbritjen e dytë. Fatmirësisht kur mendohen edhe gjëra të tillë dhe ka akoma përmirësime edhe vendi i dytë sigurisht se është një gjë shumë e bukur, për më tepër që edhe jemi dy shqiptarë në podiumin me tre vende. Fitoi slloveni, por i ka edhe ai meritat e veta”, tha Erjon Tola, reprezentues i Shqipërisë.
‘Jam relativisht i kënaqur për arsye se në lëshimin e parë isha në pozitën e pestë dhe pas lëshimit të dytë arrita të renditem në vendin e tretë. I uroj fitoren sllovenit Gregor Bajrovic dhe normal kolegut tim nga Shqipëria Erjon Tolës, që u rendit në vendin e dytë’, tha Dardan Dehari, reprezentues i Maqedonisë
Dehari përpos vendit të tretë, ishte garuesi i vetëm i Maqedonisë që arriti të mbyllë këtë garë, pasi që dy reprezentuesit tjerë, Marjan Nasoku dhe Antonio Ristevski kishin paraqitje të pa suksesshme duke mos arritur që të mbyllin garën dhe automatikish mbetën jashta renditjes përfundimtare. Paraqitje mesatare treguan garuesit e Kosovës ,Pupovci dhe Kapuqi, të cilët edhe pse mbyllën garën, megjithatë u renditën në dy pozitat e fundit. Të dielën vazhdojnë sfidat me garat e sllallomit kur edhe do të mësohet fituesi i përgjithshëm i edicionit të 39-të të ‘Kupës së Sharrit’.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *