Home / Lajme / Maqedoni / Dy të vdekur në Sllatinë brenda 24 orëve

Dy të vdekur në Sllatinë brenda 24 orëve

1 shkurt-Ata kanë bërë kërkime nëpër fshat dhe vendbanimet për rreth dhe pas shumë orëve kërkim kanë arritur ta gjejnë në fushën që gjenden afër fshatit. Kjo është viktima e dytë brenda 24 orëve në këtë fshat, pasi që një ditë më parë në një aksident humbi jetën poashtu një 85 vjeçar.

Në atarrin e fshatit Sllatinë të Tetovës, të martën mbrëma është gjetur trupi i pajetë i plakut (N.A). Trupi i të ndjerit është gjetur nga familjarët dhe ka qenë i ngrirë prej së ftohti.

Viktima është larguar nga shtëpia natën e 30 janarit dhe familja e tij nuk e dinin se ku gjendej. Ata kanë bërë kërkime nëpër fshat dhe vendbanimet për rreth dhe pas shumë orëve kërkim kanë arritur ta gjejnë në fushën që gjenden afër fshatit.

Kjo është viktima e dytë brenda 24 orëve në këtë fshat, pasi që një ditë më parë në një aksident humbi jetën poashtu një 85 vjeçar.
Të hënën mbrëma rreth orës 19.00 në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë në afërsi të pompës së benzinës në fshatin Leshkë, ka humbur jetën një këmbësorë pas një aksidenti rrugor.

Sipas policisë së Tetovë, ngjarja ka ndodhur kur automjeti Fiat Marea me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 43 vjeçari B.B nga fshati Sllatinë ka goditur 85 vjeçarin Jashar Jashari poashtu nga ky fshat. SPB-ja e Tetovës, njoftoi se nga goditja këmbësori për shkak të lëndimeve të rënda trupore ka ndëruar jetë në vendngjarje.

“I ndjeri me veturë tjetër është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku është konstatuar vdekja e tij. Ndërsa në spital është sjellur edhe drejtuesi i veturës i cili është mbajtur për kurim”, njofton SPB-ja e Tetovës, e cila bëri të ditur se ekipet e saja dhe gjykatësi hetues kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetimet për të konstatuar shkaqet e aksidentit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *