Home / Lajme / Maqedoni / Efikase, por e anashkaluar!

Efikase, por e anashkaluar!

17 shkurt-“Numri i përgjithshëm i gjykatësve ka qenë 32, ndërsa me ndryshimet në ligjin për gjykatës ngelën 29. Një prej gjykatësve është shkarkuar, një është avancuar në këshillin gjyqësor dhe një kaloi në gjykatën e apelit dhe ngelëm me 26 gjykatës. Ende nuk është bërë plotësimi i këtyre tre vendeve. Prej këtyre vetëm 8 janë shqiptarë dhe 21 janë maqedonas”, deklaroi Zendeli.

Gjykata e Tetovës vazhdon të jetë ndër gjykatat më efikase në vend sa i përket zgjidhjes së lëndëve që procesuohen, por ngelet e anashkaluar në aspektin e financimit. Në vitin 2011 gjykata kishte trashëguar 35248 lëndë nga viti 2010, ndërsa pranoi edhe 40 mijë lëndë të reja. Numri i përgjithshëm i lëndëve gjatë vitit të kaluar arriti mbi 70 mijë, ndërsa 67304 janë përfunduar, kurse për vitin 2012 kanë ngelur 8885 lëndë. Në muajin korrik Gjykata e Tetovës u lirua nga 16.500 lëndë të cilët kaluan tek përmbaruesit dhe noterët. “Numri prej 8885 lëndë të cilët kanë ngelur për këtë vit, me shumë përgjegjësi mund të them se është një numër real. Kryesisht shumica e lëndëve janë civile, penale, ekonomike, kundërvajtëse. Këta të fundit janë në numër të madh, 13811, ndërsa numri që janë kryer prej tyre është i lartë”, thotë kryetari i Gjykatës së Tetovës, Hanif Zendeli.

Ai shton se Gjykata themelore e Tetovës arriti të renditet ndër gjykatat me efikase për nga kryerja e lëndëve, duke u krahasuar me gjykatat më të mëdha në vend siç janë, Gjykata numër 1 dhe 2 në Shkup, gjykata e Manastirit, Kumanovës, Prilepit etj. Edhe pse efikasiteti i kësaj gjykate është i lartë, megjithatë shteti gjen hapësirë që të anashkalojnë në shumë sfera. Një ndër ato është edhe buxheti vjetor që i ndahet kësaj gjykate. “Edhe pse kemi një efikasitet të njëjtë me gjykatat tjera për nga popullata që përfshijmë, megjithatë jemi të anashkaluar në aspektin e financimit apo buxhetit vjetor që na ndahet, pasi që në këtë drejtim buxheti vjetor është më i vogël se sa gjykatat tjera. Këtë e kam përcjellë edhe në Këshillin gjyqësor dhe ende nuk kemi përgjigje që të kemi rritje të buxhetit vjetor”, thotë kryetari i Gjykatës së Tetovës, i cili nuk zbulon buxhetin vjetor për këtë gjykatë, por pranon faktin se Gjykata themelore në Tetovë është e diskriminuar në këtë drejtim. Zendeli njofton se ende pret përgjigje për punësimin e dy gjykatësve të ri, sepse që nga viti 2007, kjo gjykatë punon me 26 gjykatës.

“Numri i përgjithshëm i gjykatësve ka qenë 32, ndërsa me ndryshimet në ligjin për gjykatës ngelën 29. Një prej gjykatësve është shkarkuar, një është avancuar në këshillin gjyqësor dhe një kaloi në gjykatën e apelit dhe ngelëm me 26 gjykatës. Ende nuk është bërë plotësimi i këtyre tre vendeve. Prej këtyre vetëm 8 janë shqiptarë dhe 21 janë maqedonas”, deklaroi Zendeli. Sipas tij, në gjykatë ka kuadër të ri që i plotëson kushtet për gjykatës, por nevojitet leje dhe hapje e konkursit për gjykatës shqiptarë. Në këtë gjykatë aktualisht janë të punësuar 150 punëtorë, me gjithë administratën, gjykatësit, personelin teknik etj. Megjithatë kreu i gjykatës është shprehur se me konkursin e fundit priten edhe 33 punësime të reja në bazë të Marrëveshjes së Ohrit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Ai bëri të ditur se në vitin 2011 janë bërë 6 punësime të reja. I pyetur lidhur me zhagitjen e lëndëve kreu i Gjykatës së Tetovës thotë se kjo gjykatë ka të vendosur sistemin Akmis, përmes së cilit non-stop kontrollohet puna e gjykatësve dhe në rast se ka obstruksione nga ana e gjykatësve inicohet procedurë për shkarkim të të njëjtit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *