Home / Lajme / Maqedoni / Emri ngel problem per integrimet

Emri ngel problem per integrimet

16 shkurt- Përgjigjja e Fyles ka qenë se kjo nuk do të ndryshojë asgjë për momentin, dke pasur parasysh se Maqedonia dhe sidomos Greqia ndodhen në situatë të vështirë dhe se zgjidhja e këtijn problemi i është lënë OKB-së.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki në dy ditët e kaluara në Parlamentin Evropian në Strasburg i prezantoi pritjet e Maqedonisë që të marrë datë për fillimin e bisedimeve, eurodeputetët e mbështetën këtë, por sipas tyre mbetet problemi me emrin.

Zhozep Dol, eurodeputeti i Francës dhe kryetar i grupit të partive të partive popullore, një nga bashkëbiseduesit e ministrit të Maqedonisë, siç transmeton Dojçe Vele, thotë se me Poposkin kanë biseduar për kontestin me emrin, por edhe për ngjarjet në Greqi.

Kryetari i ri i grupit të socialistëve në PE dhe njohës i mirë i rasteve të Ballkanit, Johanes Svoboda, nuk beson shumë se do të bëhet progres i madh në zhbllokimin e procesit të eurointegrimeve të Maqedonisë.

“Është e vërtetë se rajoni është shumë i brishtë si në planin ekonomik, ashtu edhe në politik, ka shumë probleme të hapura. Është mirë që BE-ja e përforcoi praninë e saj”, vlerëson Svoboda.

Njëkohësisht derisa shefi i diplomacisë së Maqedonisë takohej me disa europarlamentarë, komisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle pati takim prapa dyerve të mbyllura me eurodeputetë tjerë në Strasburg. Eurodeputetët gjermanë Doris Pak dhe Bernd Poselt kanë kërkuar sqarim nga eurokomisioneri nëse aktgjykimi i Hagës do të ndryshojë diçka në lidhje me eurointegrimet e Maqedonisë. Përgjigjja e Fyles ka qenë se kjo nuk do të ndryshojë asgjë për momentin, dke pasur parasysh se Maqedonia dhe sidomos Greqia ndodhen në situatë të vështirë dhe se zgjidhja e këtijn problemi i është lënë OKB-së.

Brend Poselt nuk ka dashur ta komentojë takimin me komisionerin Fyle, e cila ka qenë prapa dyerve të mbyllura, por është përgjigjur shkurt në pyetjen nëse Parlamenti Evropian dhe Komisioni do të angazhohen më shumë në lidhje me aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës.

Këtë këshill e shfrytëzoi ministri Poposki në diskutimin me anëtarët e grupit punues të Partive popullore për zgjerim të BE-së. Diskutimi deri te i cili erdhi në shprehje ajo që u konstatua edhe në debatet e komisioneve për progresin e Maqedonisë, se pengesa kryesore për zhbllokim të proceseve eurointegruese të Maqedonisë është problemi me emrin. Në diskutim u mbështetën proceset eurointegruese të Maqedonisë, por me vërejtjet të mirënjohura nga ana e eurodeputetëve bullgarë dhe grekë në llogari të Maqedonisë, në mbrojtje të së cilës ndaluan eurodeputetët gjermanë.

Vizita e Poposkit në Strasburg, vlerëson Dojçe Vele, ndodhi në moment të rëndësishëm kur eurodeputetët i harmonizojnë qëndrimet për versionin final për rezolutën rreth progresit për Maqedoninë në vitin 2011, miratimi i së cilës është parashikuar për rreth një muaj.

Votimi i rezolutës së PE-së për përparimin e Maqedonisë është parashikuar në mars në seancë plenare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *