Home / Lajme / Maqedoni / Fajon: Maqedonia në vitin 2011 me rezultate më të mira në ballafaqim me azilkërkuesit e rrejshëm

Fajon: Maqedonia në vitin 2011 me rezultate më të mira në ballafaqim me azilkërkuesit e rrejshëm

11 shkurt-“Në të kaluarën u ballafaquam me vështirësi të caktuara kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e regjimit të lirë pa viza. Veçanërisht vitin e kaluar pati raste kur qytetarë të Maqedonisë në disa vende anëtare të BE-së, për shembull në Suedi, Luksemburg, Belgjikë, Gjermani kërkonin azil. Është shumë me rëndësi që ne tentojmë që t’i pengojmë keqpërdorimet e tilla, për shkak se qytetarët nuk e kanë atë të drejtë të kërkojnë azil nga shkaqe ekonomike. Qeveria konkretisht ka bërë shumë hapa të rëndëësishëm dhe ne e inkrajojmë ashtu të vazhdojë”, deklaroi Fajon.

– Maqedonia tregoi angazhim të madh në planin e tejkalimit të keqpërdorimeve të liberalizimit të vizave, pasi që në dhjetor ka rënë numri i azilkërkuesve. Vlerësimi është se në përgjithsëi viti i kaluar ishte më i mirë nga ai paraprak, theksoi eurodeputetja sllovene Tanja Fajon në ligjërimin e sotëm para studentëve në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë kushtuar këtij problemi.

“Në të kaluarën u ballafaquam me vështirësi të caktuara kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e regjimit të lirë pa viza. Veçanërisht vitin e kaluar pati raste kur qytetarë të Maqedonisë në disa vende anëtare të BE-së, për shembull në Suedi, Luksemburg, Belgjikë, Gjermani kërkonin azil. Është shumë me rëndësi që ne tentojmë që t’i pengojmë keqpërdorimet e tilla, për shkak se qytetarët nuk e kanë atë të drejtë të kërkojnë azil nga shkaqe ekonomike. Qeveria konkretisht ka bërë shumë hapa të rëndëësishëm dhe ne e inkrajojmë ashtu të vazhdojë”, deklaroi Fajon.

Megjithatë, siç theksoi, për shkak të keqpërdorimeve të shumta pothuajse të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimior në liberalizimin e vizave në BE shqyrtohen shumë mekanizma.

“Në këtë moment po diskutojmë për mekanizmin special për suspendim të përkohshëm të regjimit të lirë të vizave për Ballkanit Perëndimor duke e përfshirë edhe Maqedoninë. Ky mekanizëm do të aktivizohet, nëse një vend i shkel rregullat, ndërsa vendet anëtare të BE-së vendosin se situata është shumë e keqe dhe mund të vendosim përkohësisht që të kthehen vizat, ndoshta për gjysmë viti ose më gjatë. Ende besoj se ky do të jetë vendimi përfundimtar dhe do të bëjmë gjithçka që të mos shfrytëzohet ky mekanizëm. Por, tërë atmosfera në Be nuk është pozitive dhe prandaj është e rëndësishme që qytetarët me të vërtetë t’i respektojnë rregullat”, tha eurodeputetja.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për rrugën evropiane të Maqedonisë Fajon tha se liria e mediave, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë sferat kyçe në të cilat Qeveria duhet të fokusohet.

“Duhet të vazhdohet me reformat. Procesi i zgjerimit gjatë krizës ekonomike dhe financiare nuk është prioritet i BE-së dhe shpesh ne kërkojmë argumente të duhura për të ndodhur zgjerimi. Prandaj na duhen shumë lajme pozitive nga rajoni dhe Shkupi. Do t’i inkurajojë autoritet dhe politikanët në vend që ta vazhdojnë drejtim evropian. Rruga e vetme për të rinjtë në vend është anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *