Home / Lajme / Maqedoni / Fajon-Thaçi, falënderojnë njëri-tjetrin

Fajon-Thaçi, falënderojnë njëri-tjetrin

14 shkurt-Pas qëndrimit në Tetovë të shtunën dhe pas marrjes së titullit qytetare nderi, eurodeputetja sllovene Tanja Fajon përmes një letre ka falënderuar kreun e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, për mikpritjen dhe veçanërisht për nderin që i është bërë. “Dua që t’ju falënderoj sinqerisht për mikpritjen e juaj të shtunën e kaluar në qytetin e bukur të Tetovës

Pas qëndrimit në Tetovë të shtunën dhe pas marrjes së titullit qytetare nderi, eurodeputetja sllovene Tanja Fajon përmes një letre ka falënderuar kreun e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, për mikpritjen dhe veçanërisht për nderin që i është bërë. “Dua që t’ju falënderoj sinqerisht për mikpritjen e juaj të shtunën e kaluar në qytetin e bukur të Tetovës. Vlerësoj shumë lartë të gjitha përpjekjet e juaja për të organizuar evenimentin e veçanërisht për nderin që më bëtë, duke më shpallur qytetare nderi e qytetit të juaj. Jam shumë krenare për këtë dhe shpresoj se së shpejti do të mundem të kthehem atje dhe të njoh më mirë njerëzit e mrekullueshëm, Tetovën dhe rrethinën. Ishte një përvojë e mrekullueshme dhe me kujtime të paharrueshme. Dua t’ju inkurajoj të vazhdoni të punoni për të mirën e të gjithë qytetarëve sepse besoj fuqimisht se Maqedonia meriton të shkojë më shpejt në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Fajon. Ajo më tej shton se mbështet vendin, veçanërisht kur bëhet fjalë për lirinë e lëvizjes dhe anëtarësimin në BE, ndërsa pret me kënaqësi të vazhdojë bashkëpunimin në të ardhmen. Ndërsa nga ana tjetër, kreu i PDSH, Thaçi në letrën e tij, falënderon eurodeputeten dhe i shpreh njëkohësisht mirënjohjen për takimin e zhvilluar në Tetovë. “Vlerësoj lartë rolin dhe angazhimin e Juaj si eurodeputete në përshpejtimin e proceseve integruese të vendit, për të cilën përfitimet kryesore do ti kenë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Duke ju shpreh edhe njëherë respektin tim më të thellë, për përkushtimin dhe arritjet në misionin e Juaj, ju uroj suksese të mëtutjeshme në punën e juaj”, thotë Thaçi në letrën falënderuese dërguar eurodeputetes, njoftojnë nga Shërbimi për informim i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *