Home / Lajme / Maqedoni / Familja Kuçi pa streh në mes të dimrit

Familja Kuçi pa streh në mes të dimrit

27 shkurt-“Në momentin kur ka shpërthyer zjarri kemi qenë 5 anëtarë të familjes dhe kur kemi hetuar disa kanë tentuar të shuajnë zjarrin disa kanë thirrur zjarrfikësit. Ata erdhën dhe filluan të shuajnë zjarrin në oxhak dhe përreth që i njejti të mos përhapet. Fatmirësisht shpejtë kemi larguar disa gjësende elementare nga dhomat e katit të lartë. Më pas kanë ardhur edhe policia e cila ka bërë hetime”, thotë Sabri Kuçi.

-Familja pesëanëtarëshe Kuçi nga Tetova, në këto ditë dimri ka ngelur pa kulm mbi kokë. Shtëpia e tyre dykatëshe në mes të lagjes Teqe, është përfshirë nga zjarri të shtunën në mbrëmje duke djegur tërësisht kulmin dhe dhomat e kësaj shtëpie. Shtëpia e tyre tani më nuk është për banim, ndërsa gjatë ditës së diel, familja Kuçi transportonte disa gjësende që kishin shpëtuar nga flakët për tek të afërmit të tyre. Sabri Kuçi, kryfamiljarë, thotë se ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 18.00 kur shtëpia ka marrë flakë dhe mënjëherë kanë thirrur njësitet e zjarrëfikësve të Tetovës, të cilët kanë arritur në kohë, por vetëm kanë lokalizuar zjarrin.
“Në momentin kur ka shpërthyer zjarri kemi qenë 5 anëtarë të familjes dhe kur kemi hetuar disa kanë tentuar të shuajnë zjarrin disa kanë thirrur zjarrfikësit. Ata erdhën dhe filluan të shuajnë zjarrin në oxhak dhe përreth që i njejti të mos përhapet. Fatmirësisht shpejtë kemi larguar disa gjësende elementare nga dhomat e katit të lartë. Më pas kanë ardhur edhe policia e cila ka bërë hetime”, thotë Sabri Kuçi.
Tragjedia është më e madhe pasi që kjo familje jeton dhe mbijeton me një ndihmë sociale.
“Punojmë diçka gjatë verës, kurse dimrit vështirë është për të gjetur punë. Mbijetojmë me një ndihmë sociale që nuk na del as për një një javë. Por tani me djegien e shtëpisë u bë më keq, unë nuk kam mundësi që të ndërtojë tjetër, mezi po mbijetojmë në këtë kohë. Fati deshi që zjarri shpejt të shuhet pasi që do të digjeshin edhe shtëpitë e fqinjëve që janë afër”, thotë Kuçi. Për shkak të gjendjes së tij të dobët ekonomike dhe pamundësisë që të ndërtojë shtëpinë, ai apelon që të ndihmohet nga popullata. Ndërkohë që Kuçi, thotë se do të kërkojë ndihmë edhe nga pushteti lokal edhe ai qendror por edhe nga popullata tetovare.

Familja Kuçi nga Tetova, thotë se përkohësisht do të strehohet tek të afërmit por kjo është një zgjidhje që të mbijetohet në këtë dimër kurse më pastaj do të ngelet nën mëshirë të fatit. Kjo nuk është familja e vetme në Tetovë, që ngel pa kulm mbi kokë në mes të dimrit, pasi që ka edhe raste të tjera. Disa javë më parë si pasojë e zjarrit pa kulm mbi kokë mbeti familja gjashtë anëtarëshe Murseli në lagjen Vardarska. Djegia e shtëpive në Tetovë, është dukuri e shpeshtë ndërsa në shumicën e rasteve zjarri vjen nga difektet në rrjetet elektrike ose nga oxhaqet e papastruara. (U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *