Home / Lajme / Rajon / Familja Reka: Tadiqi po bën lojë politike me tragjedinë tonë

Familja Reka: Tadiqi po bën lojë politike me tragjedinë tonë

15 shkurt-Pjesëtarë të kësaj familje kanë theksuar se presidenti serb duhet të shikojë hartën se ku i bie Kosova dhe të mos bëj lojë politike. “E ftojmë që ta shikojë hartën, sepse vetëm ashtu e merrë vesh se ku është Restelica, sepse ndoshta ka harruar ku është ky fshat. Kjo është vetëm lojë politike e Serbisë”, ka theksuar për KTV, një pjesëtar i familjes Reka.

Familja Reka ka reaguar kundër deklaratave të presidentit serb Boris Tadiq, lidhur me përkujdesjen e tij të shprehur për voglushen e mbijetuar nga tragjedia e kësaj familje, ku humbën jetën 10 anëtarë të familjes nga shembja e një orteku gjigand të borës, që goditi shtëpinë e tyre në fshatin malor Restelicë në malet e Sharrit.

Pjesëtarë të kësaj familje kanë theksuar se presidenti serb duhet të shikojë hartën se ku i bie Kosova dhe të mos bëj lojë politike. “E ftojmë që ta shikojë hartën, sepse vetëm ashtu e merrë vesh se ku është Restelica, sepse ndoshta ka harruar ku është ky fshat. Kjo është vetëm lojë politike e Serbisë”, ka theksuar për KTV, një pjesëtar i familjes Reka.

“Jemi të shqetësuar rreth thënieve se ne paskemi kërkuar ndihmën e Serbisë, kjo është e pavërtetë, ne e kemi shtetin, i cili na ndihmoi në cdo moment dhe na u gjind pranë gjatë gjithë kohës”, ka thënë familja Reka për KTV.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *