Home / Lajme / Maqedoni / Formohet Shtabi i Krizës si preventivë ndaj motit të keq

Formohet Shtabi i Krizës si preventivë ndaj motit të keq

13 shkurt-Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi Flakran Pustina tha se Shtabi i Krizës do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë, ndërsa për raste urgjente të qytetarëve ka lëshuar numrin e telefonit pa pagesë 195.

Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme të krijuar pas reshjeve të fundit të borës, në kuadër të komunës së Tetovës, të Hënën është themeluar Shtabi i Krizës, kryetar i të cilit është kryetari i komunës Sadi Bexheti, ndërsa anëtarë të këtij shtabi janë edhe përfaqësuesit e policisë, Njësitit të zjarrfikësve, Qendrës për Menaxhim me Kriza, Drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim, Spitalit të Tetovës, Ushtrisë dhe Kryqit të Kuq. Gjatë mbledhjes së mbajtur, përfaqësuesit e institucioneve kanë shprehur gatishmërinë të ndihmojnë në tejkalimin e situatës emergjentë secili sipas kompetencave që kanë.
Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi Flakran Pustina tha se Shtabi i Krizës do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë, ndërsa për raste urgjente të qytetarëve ka lëshuar numrin e telefonit pa pagesë 195.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se pas mbledhjes së mbajtur me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve që participojnë në këtë Shtab, është marrë vendim t’iu apelohet qytetarëve që të shmangin veturat nga rrugët kryesore sepse në të kundërtën do të intervenojë merimanga për largimin e tyre, të kenë kujdes me parkimin e veturave që të mos pengojnë aksionin për pastrimin e rrugëve, qytetarët të mos dalin pa ndonjë nevojë në rrugët e qytetit si dhe qytetarët të bëhen më të ndërgjegjshëm, të pastrojnë borën para objekteve të tyre dhe të mos e hedhin në rrugë.

Ndryshe, anëtarët e Shtabit të Krizës u dakorduan që të vazhdojnë me takimet e tyre edhe gjatë ditëve në vijim ku do të bisedohet për zhvillimin e situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga reshjet e vazhdueshme të borës.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *