Home / Lajme / Maqedoni / Fotografimi në shtëpi jo funksional

Fotografimi në shtëpi jo funksional

23 shkurt- Janë më se 400 qytetarë të rajonit tw Tetovws, tw cilët për shkaqe shëndetësore dhe të invaliditetit nuk mund të shkojnë në sportelet e SPB-së për të pritur radhë, kështu që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore që të kërkojnë fotografim në shtëpi ose eventualisht në spital.

Stacioni mobil për fotografim pranë Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë për dokumente identifikimi nëpër shtëpi ende nuk funskionon në praktikë. Janë më se 400 qytetarë të rajonit tw Tetovws, tw cilët për shkaqe shëndetësore dhe të invaliditetit nuk mund të shkojnë në sportelet e SPB-së për të pritur radhë, kështu që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore që të kërkojnë fotografim në shtëpi ose eventualisht në spital. Banorët thonë se me kohë kanë parashtruar dokumente por asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim. “Dëgjuam se është vendosur linjë telefonike për të marrë informata në lidhje me nxjerrjen e dokumenteve personale, por atje na thanë se ende nuk mund të dalin në teren. Unë vet nuk mund të shkojë në polici për të marrë dokumente për shkak të gjendjes shëndetësore ” thotë Bajram Idrizi, banor i Tetovës. Ka edhe shumë qytetarë në këtë gjendje të cilët kërkojnë të fotografohen në shtëpi të cilët janë të palëvizshëm, ndërsa këtë të drejtë të tyre ata do të mund ta shfrytëzojnë nga java e ardhshme. Nga Policia e Tetovës arsyetohen se për shkak të çështjeve teknike deri më tani nuk kanë mundur të dalin në teren për të fotografuar ata qytetarë që nuk kanë mundësi të shkojnë në sportele. “Ata qytetarë të cilët për shkak të problemeve shëndetësore nuk kanë mundësi që vet personalisht të vijnë të fotografohen, pë rata dikush duhet të parashtrojë dokumente ndërsa nga java e ardhshme do të funksionojë i ashtuquajturi stacioni mobil i cili do të fotografojë ata nëpër shtëpitë e tyre. Deri më tash në sportelete e SPB-së janë paraqitur 400 qytetarë të cilët kërkojnë të fotografohen nëpër shtëpi. Është obligative që të parashtrohet edhe vërtetim mjekësor se nuk është në gjendje të fotografohet në sportelet e SPB-së”, tha zëdhënësi i policisë tetovare Marjan Josifkovski.Ndryshe, gjatë javës së kaluar dhe këtyre ditëve është rritur dukshëm numri i atyre që parashtrojnë aplikacione për letërnjoftime të reja biometrike dhe pasaporta. Në ditë mesatarisht parashtrohen rreth 400 deri në 500 kërkesa. Për shkak të interesimit të shtuar, prej të martës është vendosur edhe një ndrrim, i cili do të punojë deri në orën 19.00.Ndërkaq, nga fillimi i kësaj jave është vendosur edhe linja telefonike përmes së cilës qytetarët mund të informohen dhe caktojnë termine për fotografim dhe parashtrim të dokumenteve.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *