Home / Lajme / Maqedoni / Furnizimi me energji elektrike tash për tash stabil, deri nesër do të dihet nëse do të kyçet TEC Negotinë

Furnizimi me energji elektrike tash për tash stabil, deri nesër do të dihet nëse do të kyçet TEC Negotinë

14 shkurt-“Një pjesë nga stacionet transformatore në Kumanovë, Shkup, Gostivar dhe Tetovë janë të mbingarkuara dhe blj thirrje deri te qytetarët që racionalisht ta shfryrëzojnë rrymën që të mos kemi defekte të mëdha për mënjanimin e të cilave do të neviojitet më shumë kohë”, tha Gievski, duke theksuar se janë locuar 15 pika në Maqedoni, ku situata është alarmante.

Situata me sistsemin energjetik dhe furnizimin me energji elektrike tash për tash është stabile. TEC Negotinë tani më është i gatshëm për prodhimtari dhe ka rezerva të mazutit prej rreth 5.000 tonëve, ndërsa negociohet edhe me Agjencinë për rezerva të mallrave ku ka rezerva prej 36.000 tonë mazut, të cilat Hekurudhat e Maqedonisë janë të gatshëm t’i ndërmarrin. Deri nesër në ora 10 do të dihet nëse TEC Negotinë do të kyçet ose do të importohet rrymë.

Kjo u theksua pas mbledhjes së sotme të ministrit të Ekonomisë, Valon Saraçini me Komisionin për përcjellje të krizës energjetike, në të cilën u debatua për gjendjen momentale me sistemin energjetik dhe furnitzimin me energji elektrike.

“Konform masave të cilat dje i mriatoi Qeveria mund të konstatojmë se në bashkëpunim me MEPSO dhe EVN Maqedoni tani më vërehet zvogëlimi i ndriçimit rrugor në vendet ku ka furnizim prej dy fazave. Pjesa më e madhe e komunave u përmbahen rekomandimeve me përjashtim të disave të cilët kërkuan dje dhe sot të kenë 100 për qind ndriçim. Industria dhe amvisëritë janë në gjendje normale dhe akoma nuk zbatohen masa për restriksione. Edhe krahas apelit të Qeverisë është vërejtur se gjatë natës së kaluar pjesa më e madhe e reklamave ndriçuese janë vënë në ndriçim”, tha ministri Saraçini.

Ai theksoi se nëse sërish nuk respektohet apeli për reklamat ndriçuese në bashkëpunim me EVN Maqedoni do të jenë të detyruar të zbatojnë restriksione.

Drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Vllatko Çingoski theksoi se ka oferta të tenderit për furnizim të energjisë elektrike për deri në fund të këtij muaji dhe 15 ditët e para të muajit të ardhshëm.

Ai theksoi se nëse përcillet logjika komerciale do të shkohet në furnizim të energjisë elektrike nga importi, nëse përcillet nga pikëvështrimi teknik më mirë është të punojë TEC Negotinë. Nëse TEC Negotinë punon me gjysmë forcë, çmimi i energjisë elektrike arrin rreth 179 euro për megavat orë, ndërsa nëse punon me dy bojlerët rreth 160 euro për megavat orë.

Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Dejan Boshkoski pohoi se në 24 orët e kaluara sistemi elektroenergjetik i vendit ishte stabil, nuk ka kurrfarë problemi në furnizimin me energji elektrike dhe se nuk janë ndjerë ngarkesa më të mëdha.

“Është vërejtur zvogëlim i shpenzimit të energjisë elektrike pas rekomandimit për kursim. Më 12 shkurt shpenzim i ka qenë 27,277 megavat orë, ndërsa dje ka qenë 26.242 megavat orë ose për 3,99 për qind më pak nga dita e kaluar. Kjo tregon se trendi është pozitiv”, tha Boshkovski.

Ai shtoi se nëse ka lëshime më serioze në shpenzim, të parët do të goditen kompanitë.

Igor Gievski nga EVN Maqedoni theksoi se rrjeti i EVN Maqedoni është mesatarisht stabil me përjashtim të disa trafostacioneve në pjesët malore.

“Një pjesë nga stacionet transformatore në Kumanovë, Shkup, Gostivar dhe Tetovë janë të mbingarkuara dhe blj thirrje deri te qytetarët që racionalisht ta shfryrëzojnë rrymën që të mos kemi defekte të mëdha për mënjanimin e të cilave do të neviojitet më shumë kohë”, tha Gievski, duke theksuar se janë locuar 15 pika në Maqedoni, ku situata është alarmante.

Në nive të shtetit, shtoi, rreth 80 për qind e ndriçimit rrugor tani më është shkyçur, ndërsa sot deri në ora 17 kjo do të bëhet 100 për qind.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *