Home / Lajme / Maqedoni / Gjendje e jashtëzakonshme në Haraçinë

Gjendje e jashtëzakonshme në Haraçinë

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës, gjatë kësaj jave do të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha shkollat fillore në Komunën e Haraçinës. Ky vendim u mor pasi që së bashku me drejtorët e shkollave konstatuam se temperaturat janë të ulëta dhe rrugët janë të pakalueshme”, tha Bajrami

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe të ftohtit, Komuna e Haraçinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar edhe në ndërprerjen e mësimit në shkollat fillore në këtë komunë. Kryetari i saj, Bastri Bajrami, tha se reshjet e vazhdueshme të borës dhe i ftohti, po pamundësojnë mbajtjen e procesit arsimor si dhe qarkullimin e lirë të banorëve. Sipas tij, nxënësit gjatë kësaj jave nuk do të ndjekin procesin edukativo arsimor. “Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës, gjatë kësaj jave do të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha shkollat fillore në Komunën e Haraçinës. Ky vendim u mor pasi që së bashku me drejtorët e shkollave konstatuam se temperaturat janë të ulëta dhe rrugët janë të pakalueshme”, tha Bajrami. Ai më tej shtoi se edhe disa rrugë në komunë po paraqesin problem për qarkullim të lirë të banorëve, por, komuna është duke ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar banorët, përkatësisht për të bërë rrugët e kalueshme dhe për të eliminuar gjendjen e rëndë të rrugëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *