Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar:Polici maqedonas vret dy shqiptarë pa arsye

Gostivar:Polici maqedonas vret dy shqiptarë pa arsye

28 shkurt-Ngjarja ka ndodhur në mesditw kur pas një zënke për parkim pa ndonjë arsye të madhe polici me inicale J.M 36 vjeç nga Gostvari me pistoletën e tij ka vrar Besnik Shehapi I lindur ne 1986 dhe Imran Memeti I lindur ne vitin 1982 .

Dy të rinjë shqiptarë nga qyteti I Gostivarit janë vrarr sot nga një polic maqedonas. Ngjarja ka ndodhur në mesditë kur pas një zënke për parkim pa ndonjë arsye të madhe polici me inicale (J.M) 39 vjeç nga Gostivari me pistoletën e tij ka vrarë Besnik Shehapi i lindur në 1986 dhe Imran Memeti i lindur në vitin 1982, në afërsi të tregut të gjelbërt në këtë qytet. ipas informatave zyrtare ngjarja ka ndodhur në afërsi të sallonit për mobilje ‘Montenegro’. Sipas informacioneve jozyrtare deri tek vrasja ka ardhur pas një zënke banale për vendparikimin.Sipas informacioneve ende jozyrtare, polici poashtu ka banuar në këtë lagje dhe ka zënë rrugën dy të rinjëve shqiptarë dhe pas fjalosjes së shkurtë ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të dy të rinjëv. Më pas të njejtit janë dërguar në Spitalin e Gostivarit por atje vetëm është konstatuar vdekja e tyre. Banorët e Gostivarit, ndonëse nuk janë prononcuar publikisht, por janë shprehur se polici më herët ka qenë pjesëtarë i njësive speciale, ndërsa një herë është suspenduar nga puna, kurse më pas është kthyer në stacionin policor në Mazdraçë. Banorët e kësaj lagjeje, të tubuar afër vendit të ngjarjes janë indinjuar thellë për këtë vrasje të dyfishtë. Policia ka dal në vendjarje dhe ka arestuar policin i cili nga popullata e Gostivarit ka qen I njohur për problemet e tij.Është konfirmuar se ai nuk ka qenë në detyrë, por vrasjen e ka kryer me pistoletën e policisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *