Home / Lajme / Maqedoni / Greqia akuzon shërbimet maqedonase për zjarret

Greqia akuzon shërbimet maqedonase për zjarret

6 shkurt-Sipas gazetës greke “Kiriakatiki Demikratia” (Κυριακάτικη Δημοκρατία) agjentë të Shkupit me pasaporta shqiptare dogjën pyjet Ilia në vitin 2007.

Sipas gazetës greke “Kiriakatiki Demikratia” (Κυριακάτικη Δημοκρατία) agjentë të Shkupit me pasaporta shqiptare dogjën pyjet Ilia në vitin 2007.

Sipas shkrimit të kësaj gazete Κυριακάτικη Δημοκρατία të datës së 5 shkurtit 2012, ekzistojnë dokumenta konfidenciale ku janë edhe emrat e shtatë anëtarëve të ekipit që organizuan zjarret në Ilia në gusht të vitit 2007,.

Ky dokument i është dorëzuar ministrit të Mbrojtjes të atëhershme Vangjeli Meimaraqis dhe zëvendës ministrit të brendshëm Panajotis Hinofotis.

Shkrimi i gazetës të së dielës jep të dhëna se më 17 nëntor 2007 forcat e armatosura greke ju shpërnda një qarkore nga ministri i mbrojtjes së atëhershme z.Vangjelis Meimaraqis. Dhe këto zjarre të vëna nga grupi prej shtatë anëtarësh kishte për qëllim destabilizimin dhe dobësimin e Greqisë. Gripi ka pçatur mbështetjen e disa zyrtarëve, biznesmenëve dhe qarqet e drogës.

Nga zjarret në Ilias në gusht 2007 humbi jetën një 63 vjeçarë si dhe u dogjën 269 hektarë pyje.

Nuk është hera e parë që Greqia për vënien e zjarreve akuzon vendet fqinje me të.Ajo ndër vite për këto zjarre ka akuzuar strukturat shtetërore turke si dhe shtetas të Shqipërisë. Por për këto akuza Greqia asnjëherë nuk ofrojë fakte të vërtetuar për opinionin.
(Arben Llalla)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *