Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski në shënjestër të akuzave, më i zëshëm deputeti Ibrahimi

Gruevski në shënjestër të akuzave, më i zëshëm deputeti Ibrahimi

Shkupi 2014, projekt një-etnik, projekt jo profitabil me qindra miliona euro të investuara. Janë edhe shumë momente të tjera që po dëshmojnë këto, e kemi edhe ligjin për gjuhën shqipe dhe ligjin për përdorim të simboleve kombëtare kur në të dy rastet i keni sjell me procedurë të shpejt. Në ëebfaqet e ministrive të juaja askund nuk figuron gjuha shqipe”, ka pyetur deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka qenë në shënjestër të kritikave të deputetëve të opozitës, ndërsa më i zëshëm ka qenë deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

Deputeti Ibrahimi ka kërkuar sqarime dhe përgjegjësi nga kryeministri për shumë cështje që kanë të bëjnë me shqiptarët.

“Qeverisja juaj jo rastësisht është quajtur qeveria më anti-shqiptare deri më tani. Unë do ju jap disa shembuj se pse thuhet kjo. Ju keni bërë mbrapësitë më të mëdha. Ju keni sjell një ligj për natalitet vetëm për nënat maqedonase, ju keni sjell një qëndrim në Qeveri për mësim të maqedonishtes nga klasa e parë dhe ne e patëm mysafirë Komisionerin e OSBE-së për pakica dhe ju plasi në ftyrë se nuk ka thënë të mësohet maqedonishtja nga klasa e parë. Ai për mësimin e integruar tha që nuk duhet vetëm shqiptarët të integrohen, por kjo të jetë e dyanshme. Integrimi duhet të ndodh këtu, prej të Kryeministri e deri te 90-të deputetët tjerë maqedonas askush nuk e din asnjë fjali shqip. Pra, integrimi duhet të ndodhe këtu. Shkupi 2014, projekt një-etnik, projekt jo profitabil me qindra miliona euro të investuara. Janë edhe shumë momente të tjera që po dëshmojnë këto, e kemi edhe ligjin për gjuhën shqipe dhe ligjin për përdorim të simboleve kombëtare kur në të dy rastet i keni sjell me procedurë të shpejt. Në ëebfaqet e ministrive të juaja askund nuk figuron gjuha shqipe”, ka pyetur deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

Gruevski në përgjigjen e tij mohoi se projekti Shkupi 2014 është antishqiptar dhe se çfarë sipas tij, ky projekt është kundër shqiptarëve.

Në shënjestër të kritikave, Ibrahimi ka atakuar Gruevskin lidhur me marrëveshjen me policinë serbe, duke e quajtur marrëveshje antishqiptare dhe që nënkupton një aleancë me një polici që ka kryer krime dhe terrorizuar shqiptarët.

“Dëgjova më herët diskutimin e ministres se paska bashkëpunim edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. E nderuara Ministre, ato marrëveshje janë për fqinjësi të mirë dhe si ky ligj që e miratuat për të sjell policinë serbe të veprojë brenda territorit të Republikës së Maqedonisë. Nuk mundet policë serb të ruajë sigurinë në Maqedoni, nuk i kemi harruar veprat e tyre kriminale. Nuk e duam Serbinë në këto territore”, theksoi Ibrahimi, duke pyetur Gruevskin se kur do të ndërmarrin hapin e dytë për të shpallur referendumin për Aleancë me Serbinë.

Kryeministri në përgjigjen e tij lidhur me marrëveshjen me Serbinë është përgjigjur se bëhet fjalë për një manipulim klasik të opinionit lidhur me arritjen e kësaj marrëveshje.

“Marrëveshje të tilla janë trende evropiane, ku bëhet shkëmbimi i policive në raste kur bëhet fjalë për manifestime. Marrëveshje të tilla kemi me Gjermaninë, Austrinë, dhe se është në procedurë edhe me shtete tjera. Në rastin e Serbisë nuk bëhet fjalë për policë, që diçka do të bëjnë këtu, por për oficerë për lidhje të cilët më lehtë do të komunikojnë me grupe qytetarësh të huaj të vendeve fqinje apo vendeve tjera”, theksoi Gruevski.

Lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, kryeministri Gruevski porositi deputetët e PDSH-së që të jenë konzistentë në qëndrimet e tyre kur bëhet fjalë kur janë në opozitë dhe në pushtet.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *