Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski për ‘Di Velt’: Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO prioritet, por jo me kusht të identitetit

Gruevski për ‘Di Velt’: Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO prioritet, por jo me kusht të identitetit

26 shkurt-Në pyetjen nëse diçka është ndryshuar lidhur me zgjidhjen e kontestit me pushtetin e Papadhemosit, kryeministri Gruevski thotë se nuk ka ndryshime.”Për fat të keq, për këtë pyetje duhet të përgjigjem me jo. Kryeministri i ri grek qartë përsëriti se zgjidhja e çështjes për emrin nuk është në agjendën e tij. Ai me siguri ka mjaft probleme. Asgjë nuk po lëviz. Por, ne shpresojmë dhe mbetemi me atë”, thotë kryeministri i Maqedonisë.

Anëtarësimi në NATO dhe BE për Maqedoninë është me interes kombëtar dhe ne bëjmë gjithçka që kjo të realizohet. Por hyrja, jonë po stërzgjatet për shkak të kontestit me emrin. Maqedonia është e gatshme për bisedime që ky kontest të zgjidhet, por për këtë janë të nevojshme dy palë. Zgjidhja e kontestit nuk duhet ta dëmtojë identitetin e Maqedonisë, shtetësinë, definimin. Kontesti për emrin mund të zgjasë edhe pesë por edhe më shumë vjet, thotë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në intervistën për “Di Velt-in” gjerman.

“Hyrja jonë në NATO dhe BE po stërzgjatet për shkak të kontestit me emrin. Kjo për ekonominë tonë është me rëndësi vitale, si dhe për paqen në Ballkanin Perëndimor. Por, këtu bëhet fjalë për identitetin tonë. Greqia po na e konteston të drejtën që të quhemi ashtu siç është e drejtë dhe e domosdoshme për ne: Maqedoni. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është në anën tonë, e cila në një procedurë të gjatë prej më shumë se 10 viteve, erdhi në përfundim se ne mund të qasemi në të gjitha institucionet ndërkombëtare nën emrin tonë, të cilin e zgjodhëm pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, ndërsa e cila është në pajtim me historinë tonë”, thekson kryeministri i Maqedonisë në intervistën për gazetën gjermane.

Në pyetjen nëse diçka është ndryshuar lidhur me zgjidhjen e kontestit me pushtetin e Papadhemosit, kryeministri Gruevski thotë se nuk ka ndryshime.”Për fat të keq, për këtë pyetje duhet të përgjigjem me jo. Kryeministri i ri grek qartë përsëriti se zgjidhja e çështjes për emrin nuk është në agjendën e tij. Ai me siguri ka mjaft probleme. Asgjë nuk po lëviz. Por, ne shpresojmë dhe mbetemi me atë”, thotë kryeministri i Maqedonisë.

Ai vlerëson se nuk ka plan tjetër për zgjidhjen e kontestit përveç bisedimeve. “Amerikanët tentuan në kuadër të politikës së tyre drejt Ballkanit, por fatkeqësisht pa sukses. Pati edhe kontakte në drejtim të KB-së. Por në pah nuk ka asgjë”, thekson Gruevski.

I pyetur edhe sa kohë do të zgjaste kontesti me Greqinë, kryeministri i Maqedonisë përgjigjet se pret ai të zgjasë edhe pesë vite, ndoshta edhe më shumë.

Kryeministri i Maqedonisë në intervistë thekson se anëtarësimi në BE është i rëndësishëm edhe për ekonominë e vendit, por se nuk mund të bëjë kompromis, siç thotë, me çështjen e definimit tonë, të shtetësisë tonë.

Sipas Gruevskit, Gjermania është partneri ynë kryesor ekonomik dhe me këtë i ndihmon vendit.

Ai në intervistën shton se kontesti me emrin nuk ndikon në marrëdhëniet ekonomike me Greqinë, i cili është partneri i tretë ekonomik i Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *