Home / Sport / Hitzfeld: Ja kush është Shaqiri!

Hitzfeld: Ja kush është Shaqiri!

Trajneri i Zvicrës, Otmar Hitzfeld, ka treguar për tz-online.de se kush është Xherdan Shaqiri. Në intervistën e tij, ish-trajneri i Bajern Mynih, shprehet i bindur se mesfushori kosovar që luan për Zvicrën, do të behet idhulli i ri i tifozëve bavarezë.

Z. Hitzfeld, a jeni çuditur nga transferimi i Shaqirit?
“Unë mendoj se duhet t’i përgëzoni bavarezët pasi kanë marrë një lojtar kaq të mirë. Xherdani ka provuar se që në moshë të re mund të luajë në një skuadër të madhe. Në fund të fundit, ai është në turin e dytë të Ligës së Kampioneve me Bazelin, që është një arritje e madhe në vetvete. Ai ka provuar veten edhe në ekipin kombëtar, pasi ishte në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut ndonëse në moshë të re. Ai ka treguar se ka klas për t’u bërë një futbollist i madh”.

Çfarë futbollisti është ai?
“Ai ka një teknikë thuajse perfekte, ka inteligjencë të lartë për lojën, është entuziazmues dhe e kërkon gjithmonë topin, ndaj është i nevojshëm kur kundërshtari është shumë difensiv pasi merr me vete dy lojtarë. Ai është njëlloj si Roben e Riberi.

Ai luan si mesfushor sulmues i djathtë, apo jo?
“Po, ai luan me këmbën e majtë, ndaj ka tendencën të futet drejt qendrës apo të kërkojë vijën fundore. Po ai di edhe të japë pasime për gol ndaj mund të luajë në çdo pozicion në mesfushë. E veçanta është se ai është fleksibël në atë që bën dhe në disa raste ka luajtur mbrojtës krahu kur ka patur përpara ndonjë sulmues të fortë.

Çfarë karakteri ka?
“Shumë i shkujdesur, guxon të bëjë gjithçka, ka një kontroll natyral dhe nuk ka frikë asgjë. Ai qëndron i qetë pavarësish vendit ku luan. Kjo është arseja pse unë e kam grumbulluar atë me ekipin kombëtar që në moshën 18 vjeçare”.

Po jashtë fushe?
“Ai me raste edhe mund të bëjë shaka, por kohët e fundit ka qenë shumë i përqendruar te transferimi në Bavari. Ai nuk kishte probleme të integrohej në ekipin kombëtar. Si karakter është një djalë i përsosur”.

A do t’i besojnë atij te Bajern?
“Ai është e ardhmja, ka ende kohë përpara. Roben dhe Riberi kanë ende kontrata. Por jam i sigurt se atij do t’i jepet shansi dhe do t’i bëjë vend vetes.

Kontrata e Roben përfundon vitin e ardhshëm, a është Shaqiri zëvendësuesi i tij?
“Është e vështirë për ta gjykuar kështu, pas nuk i di planet e Bajern. Unë di të them vetëm se Shaqiri është një lojtar i madh. Mund të them gjithashtu se besoj se ai do të bëhet një titullar te Bajern. Atëherë ai do të kthehet në një nga idhujt e tifozerisë. Ai është një “gjenerator” i fortë driblues. Tifozët do ta adhurojnë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *