Home / Sport / Homoseksualët shënjestrojnë Murinjon

Homoseksualët shënjestrojnë Murinjon

Federata Sportive Evropiane e Homoseksualëve (EGLSF) ka akuzuar Zhoze Murinjon si homofob, ndërsa ka bërë një ankesë zyrtare në UEFA për frazën që ka thënë trajneri portugez gjatë stërvitjes së Real Madrid në Moskë.

Kamerat e televizioneve filmuan hyrjen e Murinjos në stadiumin “Luzhniki”, ndërsa ai u ankua se nuk i kishin thënë ende se me cilin top do të luhej, atë normal apo atë të kuq që përdoret kur ka dëborë.

“Po këto pederastët, nuk na thanë se me cilin top do të luhet?”, është fraza ekzakte që ka përdorur Murinjo para kamerave duke iu referuar zyrtarëve të ndeshjes që kanë në dorë vendimin në raste të tilla.

Luize Englefild, bashkë-presidente e EGLSF, i ka bërë thirrje UEFA-s që të veprojë ndaj këtyre komenteve, të cilat u shfaqën në televizionin kombëtar spanjoll “Quatro” dhe qarkulluan në YouTube dhe në faqe të tjera të internetit gjatë dy ditëve të fundit.

“Homofobia është papranueshme nga askush në futboll, për më tepër nga një prej figurave më të njohura në këtë sport. Ne jemi shumë të zhgënjyer që Z. Murinjo përdor në mënyrë rastësore në vendin e tij të punës terma homofobikë”.

“Ajo që të trishton më tepër është se këto terma u përdorën pikërisht në Javën Ndërkombëtare “Futbolli kundër Homofobisë”. Si partnerë të vjetër të UEFA-s, ne kërkojmë nga ky institucion që të veprojë duke marrë masat përkatëse”, ishte kërkesa e bërë nga Englefild.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *