Home / Sport / Ibra, 3 ndeshje pezullim: s’ka Juve. Milan vendos ta apeloje vendimin

Ibra, 3 ndeshje pezullim: s’ka Juve. Milan vendos ta apeloje vendimin

Gjyqtari sportiv ndeshkon shuplaken ndaj Aronica: kuqeziu duhet te humbase Udinese, Cesena dhe “big-match” te 25 shkurtit kunder bardhezinjve. Ibra kerkon falje: Bera nje budallallek.

Denim me tre ndeshje. Gjyqtari sportiv ka perdorur doren e rende me Zlatan Ibrahimovic qe paguan shuplaken ndaj Salvatore Aronicas, ne minuten e 19-te te pjeses se dyte te Milan-Napoli. Suedezi duhet te mungoje me Udinesen, Cesena dhe “big-match” kunder Juventusit. Milani, nepermjet nje komunikate publiken ne faqen e vet te internetit, thote se do te apeloje vendimin e gjyqtarit sportiv.

Shpresa per Juven
Dhe ne apelim Milan ka shanse te konsiderueshme per te pare te zevendesohet “sjellje e dhunshme” sic duket se eshte shkruar nga Rizzoli ne raport, me “gjest antisportiv” qe do te conte ne nje ndeshje me pak denimi dhe ne kete menyre prezencen ne sfiden me Juve. Per ta mbeshtetur eshte precedenti me Rossi (mbrojtes i Bari, nje vit me pare) e edhe sjellja e Aronica. Ne sensin qe nese Prokura federale nuk ka transferuar qellimisht pamjet per proven e tv gjyqtarit sportiv, eshte sepse ka mbajtur gjestin jo shume “te dhunshem”. Pra kjo duhet te vendosi faktet n rastin e syte: ajo e aktit antisportiv. Nder te tjerat Aronica as qe nuk ka rene poshte pas shuplakes, qe do te vertetonte jo dhunen e vecante te gjestit. Natyrisht zyra juridike e Milanit e ka nisur tashme punen mbi kete. Te shohim.

Te denuar te tjere
Gjyqtari sportiv, Gianpaolo Tosel, ka denuar 11 lojtare te tjere pas dites se javes se trete te fazes se kthimit te serie A. Dy ndeshje stop per mbrojtesin e Lazio, Modibo Diakitè. Nje ndeshje Carrozzieri (Lecce), Consigli dhe Cigarini (Atalanta), Cannavaro (Napoli, per te edhe nje gjobe 1.500 euro), Constant dhe Kucka (Genoa), De Rossi (Roma), Lazzari (Fiorentina), Maicon (Inter), Van Bommel (Milan). Gjyqtari sportiv, Tosel, ka denuar me gjobe prej 3.000 eurosh edhe teknikun e Milanit, Massimiliano Allegri “sepse, ne minuten e 43 te pjeses se dyte, ka dale nga zona teknike, i eshte drejtuar nje ndihmesi me shprehje fyese; sjellje qe eshte pare nga gjyqtari i katert”. Denim me paralajmerim edhe per teknikun e Atalanta, Stefano Colantuono, “sepse, ne minuten e 30 te pjeses se dyte, ka kontestuar rende punen e gjyqtarit”.

Ibrahimovic kerkon falje
Ne fund, Zlatan Ibrahimovic e ka pritur me sportivitet lajmin e denimit me tre ndeshje pezullim nga Federata Italiane per shuplaken ne fytyre qe i dha Aronicas gjate ndeshjes Milan-Napoli. I intervistuar nga emisioni satirik italian “Striscia la Notizia”, ku eshte nderuar me “Tapirin e Arte”, sulmuesi suedez ka kerkuar falje per gjestin,.
“Kam bere nje budallallek. Ndodh, ndodh. Duhet te mesoj kur gaboj”, ishte komenti i tij. “Nuk nevojiteshin telekamerat per ate qe bera une. Kam gabuar”.

Lojtari do te mungoje ne ndeshjet e ardhshme, por Ibra nuk shqetesohet per rendimentin e Milanit. “Kam besim te skuadra. Do te bejne me te miren edhe pa mua”. Ne fund edhe nje batute per mikun e tij Cassano, personazh shume i njohur per gjeste te ketij lloji. “Cfare me tha? Ai thjesht filloi te qeshte…”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *