Home / Sport / Ibra dëmton në dorë një gazetare

Ibra dëmton në dorë një gazetare

Zlatan Ibrahimoviç e ndjekin telashet. Këtë radhë, futbollisti suedez ka dëmtuar pa dashje një gazetare, duke e goditur me pasqyrën e makinës së tij ndërsa po largohej me shpejtësi nga ambientet e klubit kuqezi.

Në përfundimin e stërvitjes së djeshme, Ibra ka hipur në makinën e tij “Audi A3” dhe është larguar me shpejtësi nga dera rrethuese e qendrës stërvitore të Milanelos. Por në rrugën private jashtë ambienteve të klubit, gjendej gazetarja V.R., e cila ka zgjatur mikrofonin drejt makinës së suedezit për të kërkuar një prononcim.

Por Ibrahimoviç nuk është ndalur duke goditur me pasqyrën e makinës mikrofonin dhe dorën e gazetares, ndërsa kjo e fundit është detyruar të thërrasë ambulancën për të marrë mjekim pasi goditja ka qenë e fortë.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta Dello Sport”, sulmuesi suedez duhet të bëhet gati për një çështje gjyqësore pasi gazetarja në fjalë ka ndër mend ta denoncojë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *