Home / Sport / IFFHS: Ferguson, trajneri i shekullit XXI, Wenger dhe Mourinho e ndjekin nga pas

IFFHS: Ferguson, trajneri i shekullit XXI, Wenger dhe Mourinho e ndjekin nga pas

Skocezi eshte trajneri me i mire i shekullit te ri, por ne rivalitet te perjetshem per francezin, nga pas afrohet shume “Special One”.

Instituti Nderkombetar i Statistikave te Futbollit (IFFHS) ka shpallur renditjen e trajnereve me te mire te shekullit te 21-te duke u bazuar ne klasifikimet nga viti 2000, deri ne vitin 2011. Sipas kesaj renditje, tekniku me i mire per kete shekull eshte skocezi i Manchester United, Alex Ferguson, i cili ne kete renditje te vecante ka 166 pike. Pas tij, me vetem nje pike diference renditet nje tjeter trajner skuadre angleze, Arsene Wenger, i cili drejton Arsenalin. Rivaliteti i tyre nuk eshte vetem ne Premier League por edhe ne renditjen e trajnereve me te mire te shekullit. Jane dy nga trajneret me te gjate jo vetem ne historine e futbollit anglez, por edhe ne futbollin boteror. Dhe jetegjatesia ne stolin e nje skuadre, duke se eshte celesi per te qene i suksesshem si trajner.

Jose Mourinho
Nese dy trajneret e pare e kane siguruar kete pozicion duke drejtuar vetem nje klub, vendi i trete i takon nje tekniku qe ka triumfuar kudo qe ka shkuar, portugezi Jose Mourinho. Tekniku i Realit te Madridit ka 154 pike dhe ploteson treshen qe eshte disi e shkeputur nga emrat e tjere. Megjithese eshte shume me i ri se koleget e tij, Mourinho eshte shume afer emrave te Ferguson dhe Wenger, qe me siguri do te mbeten legjenda te trajningut edhe per shume dekada. Jose Mourinho eshte i vetmi qe mund t’i kaloje, megjithate per momentin nuk e ben dot ende, sepse nuk ka mundur Barcelonen.

Lista
Lista e10 emrave te pare plotesohet ne vendin e 4-et nga trajneri i kombetares angleze Fabio Capello. I 5-ti eshte Gus Hiddink per momentin i papune, por qe se fundi ka drejtuar kombetaren e Turqise. Carlo Ancelotti, trajneri i PSG-se, renditet i 6-ti ne kete klasifikim, Vincente del Bosque, trajneri i kombetares spanjolle eshte i 7-ti, Marcelo Bielsa i 8-i, dhe dy vendet e fundit mbyllen Luis Felipe Scolari dhe Rafael Benitez.

Pep Guardiola
Trajneri me i suksesshem per momentin, Pep Guardiola, eshte vetem ne vendin e 22-te ne kete renditje me 59 pike, i penalizuar nga fakti se ka shume pak vite karriere ne krahasim me emrat e mesiperm. Megjithate, ne 3 vitet ku ai ka figuruar ne renditje, ai ka dale dy here i pari dhe nje here i dyti, duke treguar se ne vitet e ardhshme do te ngjite shkalle te tjera ne kete renditje
Renditja e IFFHS permban emrat e 190 trajnereve, te cilet kane figuruar ne klasifikimin vjetor te ketij institucioni. Per baze jane marre 20 emrat e pare ne renditjen vjetore, duke i dhene piket ne baze te klasifikimit.

Renditja 2001-2011
1. Alex Ferguson 166
2. Arsene Wenger 165
3. Jose Mourinho 154
4. Fabio Capello 135
5. Gus Hiddink 112
6. Carlo Ancelotti 108
7. Vicente del Bosque 104
8. Marselo Bielsa 101
9.Luis Felipe Scolari 101
10. Rafael Benitez 97

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *