Home / Lajme / Maqedoni / Intervista e kryetarit Bexheti dhënë Zërit të Amerikës

Intervista e kryetarit Bexheti dhënë Zërit të Amerikës

6 shkurt-Sadi Bexheti: Sa i përket bashkëpunimi në nivel lokal flas në komunën e Tetovës, bashkëpunimi është i mirë dhe ne tentojmë ta mbajmë këtë bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe nuk vërehet se kemi ndonjë interes partiak, por kemi një interes të qytetarëve, dhe në përgjithësi merremi me problemet që e tangojnë qytetin tonë. Prandaj nuk kemi edhe përplasje ndërpartiake, marrëdhëniet janë të mira, por edhe marrëdhëniet ndërnacionale janë të mira.

ZËRI I AMERIKËS: z. Bexheti, kohëve të fundit ka pasur tensione ndëretnike në Maqedoni, përfshirë karnavalin e Vevçanit ku janë fyer shqiptarët dhe është djegur një kishe maqedonase, si dhe ka pasur shkrime në një xhami në Manastir ku janë fyer shqiptarët, si i komentoni këto incidente dhe si ndikojnë këto në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni?
Sadi Bexheti: Unë mendoj se duhet të shikohet me një sy shumë rigoroz dhe këta njerëz që mbajnë një përgjegjësi, por sa i përket çështjeve fetare të regjionit veçanërisht kur diskutohet për etnitetin shqiptar pra mysliman dhe etnitetin maqedonas pra ortodoks duhet të jemi të kujdesshëm, duke pasur parasysh se kjo është faza e parë e ngacmimit të një shoqërie, ku prapavija e të gjitha këtyre mendoj së është pjesa sociale e shoqërisë të cilët nuk janë të kënaqur me jetën e tyre, për arsye se rinia pasi të kryejë shkollimin tentojnë të krijojnë familje dhe kjo bie deri te problemet e tyre sociale, pra nuk mund të ekzistojnë si personalitete dhe nuk mund të formojnë familjet e tyre. Kështu që, kur gjejnë raste të tilla mendoj se janë provokime të shoqërisë tonë, veçanërisht në Maqedoni që është një shtet i vogël, ku shqiptarët, përkatësisht besimtarët mysliman përbëjnë afërsisht 50%, dhe afërsisht 50% janë ortodoks, flas në anën e përkatësisë fetare, ku shqiptarët bëjnë pjesë afërsisht 27%, por kemi edhe maqedonasit mysliman që deklarohen, pra është dëshira e tyre se si deklarohen, por edhe rëndësi është se është një ngacmimi i shoqërisë, provokim që bie në pasoja të tjera dhe këtu mendoj se shteti duhet të merr mas, dhe duhet të shikohen në interes thelbësorë dhe të zgjidhet problemi edhe fajet, pra nuk duhet të bëhet karnaval ku përdoren çështje fetare apo përbuzje të njërës shoqëri apo shoqërisë tjetër.

ZËRI I AMERIKËS: z. Bexheti, ju jeni anëtarë i Partisë Demokratikë Shqiptare, si është bashkëpunimi me partitë e tjera politike të cilat janë të përfaqësuara në komunën e Tetovës?

Sadi Bexheti: Sa i përket bashkëpunimi në nivel lokal flas në komunën e Tetovës, bashkëpunimi është i mirë dhe ne tentojmë ta mbajmë këtë bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe nuk vërehet se kemi ndonjë interes partiak, por kemi një interes të qytetarëve, dhe në përgjithësi merremi me problemet që e tangojnë qytetin tonë. Prandaj nuk kemi edhe përplasje ndërpartiake, marrëdhëniet janë të mira, por edhe marrëdhëniet ndërnacionale janë të mira.

ZËRI I AMERIKËS: Cilat janë disa nga problemet dhe sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet qyteti i Tetovës, dhe ju si kryetar çfarë keni bërë për t’i zgjidhur ato?

Sadi Bexheti: Në qytetin e Tetovës, me ardhjen time si kryetar, unë kam bërë liberalizimin e pjesës urbanistike, kemi punuar projektin gjeneral të qytetin e Tetovës, dhe projektin e pjesës turistike “Kodra e Diellit”, domethënë që tu japim mundësi qytetarëve që duan të investojnë, të blejnë shtëpi nëpër këto pjesë dhe tu ofrojmë kushte sa më të mira, të kenë qasje direkte dhe jo vetëm një pjesë e shoqërisë, por në përgjithësi kush ka dëshirë të merr tokë ndërtimore. Kjo është një qasje kryesore. E dyta, është uji për pije në qytetin e Tetovës që na mungon në vite të tëra. Jemi duke punuar këtë vit që ta pwrfundojmw projektin me një partneritet Privat dhe të përfundohet definitivisht ky projekt sa i përket ujit për pije i cili do të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë, dhe investitori do të ketë përsipër që të rregullojë pjesën e projektit të ujit, domethënë stacionin filtrues, pra do të jetë investim i investitorëve të huaj në favor të qytetarëve, kështu që ata do ta shfrytëzojnë fuqinë e ujit për prodhimin e energjisë elektrike. Edhe pjesa e tretë e rëndësishme, është përfundimi i projektit për mbeturinat në qytet që jemi në përfundim e sipër të një projekti, kemi një tender si regjion i Pollogut dhe mendoj se kjo pjesë do të përfundojë në tërësi.

ZËRI I AMERIKËS: Për rastin e mbledhjes së mbeturinave, kohëve të fundit ka pasur shumë debate për një lagje të qytetit që banorët e kësaj lagje në fakt janë ankuar për një hedhje të papërgjegjshme të mbeturinave. Çfarë ka bërë më konkretisht komuna juaj për ta zgjidhur këtë problem?

Sadi Bexheti: Ne si komunë, kemi punuar në aspektin e dhënies së pjesës përcjellëse dhe edukimit të qytetarëve. Kemi filluar me Reçicën e Vogël dhe Teqen. Tash do të vazhdojmë edhe në tërë qytetin ku do të bëhet seleksionimi dhe riciklimi i mbeturinave, që është Pilot projekt me një Ndërmarrjes nga Republika e Gjermanisë të cilën e financon Banka Komerciale Gjermane dhe një investitor nga “Hinkel” të cilat së bashku punojnë edhe me komunën si partner që pastrimi i qytetit të jetë në nivel. Ata këtë vit e kanë marrë përsipër të bëjnë një investim afërsisht 1 milion e 400 mijë euro për pastrimin e qytetit, blerjen e makinave të reja edhe njëkohësisht të bëjnë riciklimin e mbeturinave. Pra, investimi i kësaj Ndërmarrje nga Gjermania do ta përmirësojë gjendjen e pastërtisë që është shumë e rëndësishme edhe qytetarët të mos kenë problem. Por kjo varet shumë edhe nga qytetarët, të jenë edhe ata të përgjegjshëm për mbeturinat.

ZËRI I AMERIKËS: Si është bashkëpunimi i komunës suaj me Ministrinë e Pushtetit Lokal, keni kërkuar ndihmë nga ata për t’i zgjidhur këto probleme?

Sadi Bexheti: Unë si kryetar komune gjatë këtyre tre viteve kam bashkëpunuar me të gjithë ministritë, mund të përmendim se i rëndësishëm është bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Pushtetit Lokal, nënkryetarin e qeverisë për të gjitha problemet që kemi pasur. Por edhe deri diku rezultatet e bashkëpunimit janë parë. Kemi ndërtuar nëpër shkollat e mesme salla sportive të cilat janë shumë të rëndësishme për ne, për të rinjtë tanë, afërsisht i kemi të ndërtuar gjashtë salla gjatë mandatit tim që janë bërë si bashkëpunim me pushtetin qendror. Por, bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tej për arsye se qëllimi ynë është t’i realizojmë dëshirat e qytetarëve dhe të punojmë për ta, domethënë jo të sillemi sipas kërkesës së tekeve tona.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *