Home / Lajme / Rajon / ‘Invalid” në Zvicër, deputet në Kosovë

‘Invalid” në Zvicër, deputet në Kosovë

28 shkurt-Në aktvendim të Gjykatës thuhet se parashtruesi i ankesës, në këtë rast Azem Syla, ka shkuar në Zvicër më 20 tetor 1994, bashkë me gruan dhe tre fëmijët dhe kërkoi azil. Më 4 gusht 1995, atij dhe familjes së tij u kishin dhënë azil. Më 14 tetor 1999, Syla kishte marrë lejeqëndrimin C në Zvicër.

Kuvendi i Kosovës ka në gjirin e vet një “invalid psikik qind për qind”. Me këtë diagnozë Azem Syla ka arritur që nga Zvicra të marrë mijëra euro, të cilat shteti helvetik po kërkon t’ia kthejë, pas “zbulimit” që ka bërë se Syla është deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në vendimin e Gjykatës Administrative të Kantonit të Solothurnit në Zvicër, një kopje të së cilit e ka siguruar “Koha Ditore”, janë numëruar, siç quhen aty, mashtrime, sjellje joligjore dhe keqpërdorime nga Azem Syla, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Syla është akuzuar nga Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka qenë agjent i SHIK-ut, se ka qenë urdhërdhënës vrasjesh pas luftës.

Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se më 29 mars 2011, Enti për Migracion dhe Lejeqëndrime i Kantonit të Solothurnit në Zvicrën qendrore konstatoi se lejeqëndrimi i kategorisë C (“Niederlassungsbeëilligung C”), me të cilin ishte i pajisur Azem Syla, ka skaduar. Rrjedhimisht Gjykata Administrative ka urdhëruar që Sylës t’i merrej lejeqëndrimi dhe ta lëshonte Zvicrën deri më 15 maj. Sipas vendimit të Gjykatës më 8 prill 2011, Syla është ankuar kundër vendimit.

Të hënën gazeta ka provuar ta marrë një qëndrim nga Azem Syla, por nuk ka mundur. Shoferi dhe truproja e tij, Artan Vila, i cili është ndërmjetës për komunikim me Sylën, nuk e ka hapur telefonin. Por avokati i tij në Kosovë, Tomë Gashi, ka thënë se ajo që është shkruar në gazetë të hënën është shumë shokuese…

“Shokuese është se nuk kemi të bëjmë me Azem Sylën si një qytetar i thjeshtë i Kosovës, por kemi të bëjmë me Azem Sylën, i cili për periudhën kohore që thuhet se ka marrë mjete jashtëzakonisht shumë prej shtetit të Zvicrës, ai ka qenë udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, ka thënë Gashi. “Dhe e dyta, kemi të bëjmë me Azem Sylën, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo është shokuese për mua si qytetar i thjeshtë, por edhe si avokat i tij”.

Në aktvendim të Gjykatës thuhet se parashtruesi i ankesës, në këtë rast Azem Syla, ka shkuar në Zvicër më 20 tetor 1994, bashkë me gruan dhe tre fëmijët dhe kërkoi azil. Më 4 gusht 1995, atij dhe familjes së tij u kishin dhënë azil. Më 14 tetor 1999, Syla kishte marrë lejeqëndrimin C në Zvicër.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se Syla gjatë luftës ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa pas luftës ushtroi funksionin e ministrit të Mbrojtjes. Për këto arsye atij iu kishte anuluar statusi i refugjatit më 6 tetor 2000. Mes 14 janarit 2000 dhe 14 janarit 2005, sipas aktvendimit, Syla kishte udhëtuar shumë herë me pasaportën e tij të Republikës së Shqipërisë në Shqipëri dhe në Kosovë, por asnjëherë direkt nga Zvicra. Me dokumentin zviceran të udhëtimeve (“fletudhëtimi i kaltër”), i cili ishte i vlefshëm nga data 4 shtator 1998 deri më 15 dhjetor 2006, Syla kishte ndërmarrë disa udhëtime prej Shqipërisë dhe për në Shqipëri, si dhe disa udhëtime në Zvicër.

“Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, Azem Syla nuk ka punuar kurrë. Pas ardhjes së tij ne Zvicër ai mori ndihma sociale dhe nga viti 2002 kontribute shtesë, pasi që për shkaqe psikike ai kishte një shkallë invaliditeti prej 100 për qind”, thuhet në këtë aktvendim. Kontributet shtesë të cilave u referohet Gjykata janë një lloj pensioni që paguhen nga sigurimi invalidor i Zvicrës, kur personi përkatës gëzon një pension të ulët pasi nuk ka paguar mjaft kontribute në arkën pensionale. Kontributet shtesë paguhen edhe kur personi përkatës nuk ka paguar kontribute në arkën pensionale.

Gjatë këtyre viteve, sipas vendimit të Gjykatës Administrative të Kantonit të Solothurnit, Azem Syla nga sigurimi invalidor zviceran ka marrë hiç më pak se 426 mijë franga, që në këmbim me euro i bie 350 mijë euro. Momentalisht në Gjykatën e Sigurimeve është duke u zhvilluar procedura për ndërprerjen e pagesës së kontributeve shtesë – pensionit për Azem Sylën. Në vendim më tutje thuhet se Syla mes vitit 2001 deri më 2003, ka kryer një studim në distancë në Universitetin privat të Leibniz-it në SHBA për të marrë titullin master. Në po atë universitet ai është pajisur edhe me titullin doktor. Që nga viti 1999, ai është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës të kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Nga viti 2008, Syla është president i përhershëm i nderit i Konferencës ndërkombëtare të biznesit dhe zhvillimeve të Institutit Financiar Kosovar IFK. Në dhjetor 2010, Syla është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Gjykata ka nënvizuar se autoritetet zvicerane kanë gabuar kur më 14 tetor 1999, ia kanë dhënë Azem Sylës lejeqëndrimin C për shkak se është e pamohueshme që në atë kohë ai ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe pjesëmarrës në Konferencën e Rambouillet.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *