Home / Lajme / Rajon / Jovanovic: Kisha serbe, e zhytur në gjak

Jovanovic: Kisha serbe, e zhytur në gjak

15 shkurt-Të ndalet loja me publikun, teoria tinëzare dhe më e keqja, sjellja të cilën e iniciojnë dhe zbatojnë disa nga peshkopët kryesor të Kishës. Shumë nga ta nuk e bëjnë këtë që dje, por në transportierin e blinduar të izolimit, të luftërave, nxitjeve dhe ndalimit të modernizimit të Serbisë për më shumë se dy vite”, ka thënë ai për “Danas”.

Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë (LDP), Cedomir Jovanovic, ka thënë se askush nuk pret që Kisha Ortodokse Serbe ta njoh pavarësinë e Kosovës. Por, ai nuk do të hesht para faktit se kreu i kësaj Kishe, Patriarku Irinej, ka ofruar vetëm mosbindje, lutje dhe ideologji për vendin e zhytur në gjak, si mënyrë e të mbijetuarit në shekullin e 21.

Ai tha se detyra e tij, si politikan, është që roli i fesë, e sidomos i Kishës serbe – si organizata më e madhe fetare në serbi – të jetë ndryshe, më e mirë dhe më njerëzore se në 20 vitet e fundit.

“Të ndalet loja me publikun, teoria tinëzare dhe më e keqja, sjellja të cilën e iniciojnë dhe zbatojnë disa nga peshkopët kryesor të Kishës. Shumë nga ta nuk e bëjnë këtë që dje, por në transportierin e blinduar të izolimit, të luftërave, nxitjeve dhe ndalimit të modernizimit të Serbisë për më shumë se dy vite”, ka thënë ai për “Danas”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *