Home / Lajme / Maqedoni / K O M U N I K A T Ë E KOMUNËS SË TETOVËS

K O M U N I K A T Ë E KOMUNËS SË TETOVËS

13 SHKURT-Të angazhohen makineri plotësuese për tejkalimin e gjendjes së rëndë të krijuar nga reshjet e borës.Pastrimi i rrugëve të bëhet në bazë të kategorizimit të tyre, duke iu kushtuar rëndësi të veçantë pastrimit të rrugëve në fshatrat e malësisë për të garantuar qarkullim të pandërprerë.

Në mbledhjen koordinuese të mbajtur mes kryetarit të komunës së Tetovës, Sadi Bexhetit me kryetarin e këshillit, Irfan Eminin dhe me koordinatorët e grupeve të këshilltarëve, është diskutuar për gjendjen e rëndë të krijuar pas reshjeve intensive të borës, ndërsa janë sjellë këto konkluza: Të angazhohen makineri plotësuese për tejkalimin e gjendjes së rëndë të krijuar nga reshjet e borës.Pastrimi i rrugëve të bëhet në bazë të kategorizimit të tyre, duke iu kushtuar rëndësi të veçantë pastrimit të rrugëve në fshatrat e malësisë për të garantuar qarkullim të pandërprerë.Të largohen veturat prej vendeve ku pengohet pastrimi i rrugëve, kurse qytetarët t’i përdorin veturat vetëm në rast nevoje. Gjithashtu apelojmë qytetarët të kyçen edhe ata në pastrimin e borës para shtëpive të tyre, dhe të mos e hedhin borën në rrugë, me ç’rast do të vështirësohej qarkullimi i automjeteve.Të mbahet kontakt i rregullt me udhëheqësinë e EVN-së, në mënyrë që të sanohen në kohë defektet eventuale, njëkohësisht qytetarëve iu bëhet apel që të kursejnë energjinë elektrike që të mos vijë deri te ngarkesa dhe ndërprerja.Nga qytetarët kërkojmë mirëkuptim dhe solidarizim për dalje nga kjo situatë e krijuar

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *