Home / Lajme / Maqedoni / Karburantet shtrenjtohen për tre denarë në litër

Karburantet shtrenjtohen për tre denarë në litër

27 shkurt-Çmimi ri i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 do të jetë 84, e EUROSUPER BS-98 85,50, ndërsa e EURODIZELIT (D-E V) 74,50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit ekstra të lehtë për shtëpi (EL-1) rritet për 2,50 denarë për litër dhe do të kushtojë 63 denarë për litër.

Benzina dhe dizeli prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për tre denarë në litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë (KRRE).

Me vendimin kryhet rritje e çmimeve rafinerike dhe shitjeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 5,56 gjegjësisht për 4,14 për qind.

Çmimi ri i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 do të jetë 84, e EUROSUPER BS-98 85,50, ndërsa e EURODIZELIT (D-E V) 74,50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit ekstra të lehtë për shtëpi (EL-1) rritet për 2,50 denarë për litër dhe do të kushtojë 63 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 2,173 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 HC, i cili tani do të shitet për 47,934 denarë për kilogram.

Si shkak për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës nga KRRE-ja i thekson për 6,54 për qind çmimin më të lartë të naftës së papërpunuar në tregun botëror në dy javët e kaluara dhe për 0,42 për qind kursin më të ulët të dollarit në krahasim të denarit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *