Home / Sport / KB Liria ‘shkel’ Kumanovën

KB Liria ‘shkel’ Kumanovën

Me këtë fitore Liria përballë kundërshtarit të drejtëpërdrejtë, nxori Kumanovën nga lufta për një vend që siguron kualifikim në garat e play-offit.

Skuadra e Basketbollit Liria të shtunën në Saraj mundi Kumanovën me rezultat 98-92, në kuadër të xhiros së dytë të Super-Ligës. Me këtë fitore Liria përballë kundërshtarit të drejtëpërdrejtë, nxori Kumanovën nga lufta për një vend që siguron kualifikim në garat e play-offit. Liria solli paraqitje të shkëlqyeshme, duke treguar kualitet të lartë, përballë ekipit të fortë të Kumanovës, që në këtë ndeshje vinte e entuziazmuar pas fitores së javës së kaluar përballë kampionëve në fuqi, Feni Indrustri. Në një ndeshje të baraspeshuar deri në fund të takimit, Liria bëri diferencën në cerekun e fundit kur në shprehje erdhi përvoja më e madhe e basketbollistëve të Lirisë. Takimi nisi me lojë kualitative të të dyja skuadrave, ndërsa Liria fitoi cerekun e parë me rezultat 21:19. Kumanova përmirësoi në vazhdim efikasitetin dhe fitoi cerekun e dytë me rezultatin 25:22, duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve me një pikë epërsi. Loja e baraspeshuar vazhdoi edhe në cerekun e tretë të cilin Liria e mori me rezultatin 26:25, ndërsa fituesi u vendos vetëm në fund të takimit kur Liria mori cerekun e katërt me rezultatin 29:23, për fitore 98:92. Dimce Tasevski edhe një herë konfirmoi se është përforcim i madh i Lirisë, duke mbyllur takimin me 35 pikë të shënuara, me atë që 6-të pikët e fundit të shënuara nga gjuajtjet e lira ishin vendimtare në fitoren e Lirisë. Përvec Tasovskit te Liria me lojë të mirë u dallua Filipoviq që shënoi 17-të pikë, Simiq realizoi 15-të, ndërsa Morban 14-të pikë. Te Kumanova Kostoski dhe Matiq realizuan nga 23 pikë. Vlen të ceket se skuadra e Kumanovës në këtë takim shkaktoi shumë ndërhyrje të palejuara, si rezultat i së cilave Liria egzekutoi 53 gjuajtje të lira, ndërsa Kumanova kishte vetëm 27-të. Për Lirinë kjo ishet fitorja e parë në Super-Ligë, me të cilën Liria përforcon vendin e katërt me 29-të pikë të tubuara, tre më shumë se Kumanova që mbetet në vendin e pestë. Në ndeshjet tjera Feni Industri mundi Rabotnickin me rezultatin 87:70, ndërsa MZT Skopje fitoi përballë Torusit me rezultat 70:65. MZT Skopje mban vendin e parë me 33 pikë, aq sa ka Feni Industri në pozitën e dytë. Torusi mbetet në vendin e tretë me 30 pikë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *