Home / Lajme / Maqedoni / Këputja e telave rrezikon tetovarët

Këputja e telave rrezikon tetovarët

24 shkurt-Banorët janë shprehur të shqetësuar pas kësaj havarie në këtë lagje të qytetit të Tetovës, ndërsa shprehen se fatmirësisht kabllot janë këputur gjatë orëve të mëngjesit kur nuk ka pasur fëmijë në rrugë përndryshe do të kishte edhe pasoja më të rënda. “Sot rreth ora 8 e 30 ra bora dhe këputi telat.

Përçues të rrjetit elektrik, të telefonisë dhe rrjeteve kabllovike të rënë për toke.
Kështë ishte pamja në lagjen “Shtipska” dhe në rrugën 117 në Tetovë gjatë ditës së mërkurë. Në orët e mëngjesit rënia e borës nga kulmi ka dëmtuar dhe këputur përçuesit e ndryshëm në këtë lagje, kurse disa orë kanë ngelur edhe pa rrymë elektrike qytetarët e kësaj lagje.
Banorët janë shprehur të shqetësuar pas kësaj havarie në këtë lagje të qytetit të Tetovës, ndërsa shprehen se fatmirësisht kabllot janë këputur gjatë orëve të mëngjesit kur nuk ka pasur fëmijë në rrugë përndryshe do të kishte edhe pasoja më të rënda.
“Sot rreth ora 8 e 30 ra bora dhe këputi telat.
Pati problem tërë rruga me rrymën. Lajmëruam rastin në EVn, ata erdhën dhe e rregulluan ndërsa telat tjerë janë të rrjeteve kabllovike.
Pasi erdhi rryma, e njoftuam edhe Telekomin, të cilët pasi erdhën na thanë se të njejtat nuk janë të tyre. Ka rrezik, sepse me ngrohjen e kohës fillon të bie bora nga shtëpitë, fëmijët ikin nga mesi i rruëgës dhe shkojnë përreth shtëpive por aty janë më shumë në rrezik.
Në këtë rast për fat të mirë nuk ka pasur fëmijë në moment se ndoshta do të kishtë edhe pasoja” tha Haqim Osmani, kryetar i bashkësisë lokale në lagjen 117.
Ndërkohë që Musa Murtezani, banorë në këtë lagje thotë se ekipet e EVN-së kanë dalur në teren dhe kanë sanuar difektin, ndërsa nga T-home u kanë thënë se bëhet fjalë për tela të rrjeteve kabllovike.
“Në mëngjes ka ndodhur kjo, vërshimi i borës ka rrëzuar telat e kabllvoikve, rrymës, mirëpo rrymën erdhën dhe e rregulluan.
Këto tela që janë për toke janë të kabllovikut Nuk mendoj se ka ndonjë rrezik mirëpo duhet të rregullohen që të mos rrijnë kështu”, tha Murtezani. Ndryshe, përçues të cilët rrezikojnë të këputen dhe bien në tokë ka edhe në shumë lagje të tjera Tetovës.Tv KOHA (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *