Home / Sport / Klitschko mposhtë Chisoran dhe mbron titullin në WBC

Klitschko mposhtë Chisoran dhe mbron titullin në WBC

Vitaly Klitschko ka mundur rivalin e tij Dereck Chisora në ndeshjen e vlefshme për peshat e rënda në federatën WBC duke ruajtur kështu titullin kampion bote për këtë peshë. Në një ndeshje të zhvilluar në “Olympic Arena” 41 vjeçari ukrainas ka mundur të mbledhë më shumë pikë nga juria. Gjatë ndeshjes janë shfaqur shenja nervozizmi nga Chisora i cili në fund të 12 raundeve pranoi humbjen.

Boksieri i famshëm ukrainasi Vitali Klitschko ka dominuar në 12 runde kundër britanikut problematik Derek Chisora për të mbajtur titullin e kampionit në kategorinë WBC.

Vendimin e kanë marrë në unanimitet juria tre-anëtarëshe në sallën Olympic të Munichut. 40 vjecari, vëllai i të cilit Vladimiri mban titujt në WBO, IBF, WBA dhe IBO, e ka përmirësuar rekordin e tij dhe tani ka 44 fitore dhe vetëm dy humbje.

Në fillim të duelit, Chisora pështy ujë në fytyrën e Klitschkos që qëndroi i qetë. Bokseri kosovar Luan Krasniqi ka analizuar mecin për televizionin RTL.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *