Home / Lajme / Maqedoni / KOHA dorëzon propozimin për Allajbegun

KOHA dorëzon propozimin për Allajbegun

20 shkurt-“Do të ishte mirë që të kemi sa më shumë iniciativa të tilla, qoftë për individë apo subjekte, në mënyrë që në këtë 100 vjetor të shënimit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar, të nderojmë kontributin e emrave të spikatur në fusha të ndryshme”, ka deklaruar ambasadori Çejku. Propozimi, përmes ambasadës i drejtohet Komitetit, një procedurë kjo që vlen për të gjitha propozimet që vijnë nga shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Gazeta KOHA i ka dorëzuar zyrtarisht ambasadorit të Ambasadës së Shqipërisë, Arben Çejkut, propozimin për nderimin e trajnerit të shquar të mundjes, Mentas Allajbegut. Në propozimin, që është iniciativë e gazetës, ndër të tjera përligjen disa prej arsyeve që trajneri ynë të vlerësohet për punën dhe kontributin e dhënë në vite për sportin shqiptar. Iniciativa, përmes Ambasadës së Shqipërisë, i drejtohet Komitetit Shtetëror të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe ndër të tjera në të shkruhet se janë pikërisht arritjet e tij dhe vetëmohimi që në 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar, t’i ndahet Çmimi i Pavarësisë. Drejtori i gazetës, Arben Ratkoceri, ndër të tjera u shpreh se shpreson që kjo iniciativë do të gjejë mbështetjen e Komitetit, në mënyrë që Allajbegut t’i jepet vendi që meriton në panteonin e figurave të rëndësishme të kombit.

“Do të ishte mirë që të kemi sa më shumë iniciativa të tilla, qoftë për individë apo subjekte, në mënyrë që në këtë 100 vjetor të shënimit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar, të nderojmë kontributin e emrave të spikatur në fusha të ndryshme”, ka deklaruar ambasadori Çejku. Propozimi, përmes ambasadës i drejtohet Komitetit, një procedurë kjo që vlen për të gjitha propozimet që vijnë nga shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *