Home / Sport / Kol-Lampard i shpallin luftë AVB

Kol-Lampard i shpallin luftë AVB

Shkaku i injorimit ka qenë fakti që dy “veteranët” kanë kritikuar hapur taktikat e përzgjedhura nga trajneri, ndërsa mbrojtësi raportohet të ketë bërë debat me trajnerin portugez. Gjithçka ka filluar në mbledhjen e të dielës ku AVB u ka kërkuar lojtarëve të japin mendime për gjendjen e keqe të ekipit.

Eshli Kol dhe Frenk Lampard i kanë shpallur luftë Andre Vijas-Boas, ndërsa mediat britanike kanë raportuar për një zënkë mes mbrojtësit dhe trajnerit. Ky i fundi ka çuditur të gjithë duke lënë jashtë formacionit me Napolin 2 nga lojtarët me më shumë eksperiencë, Kol dhe Lampard, duke preferuar Bosingua e Maluda.

Por shkaku i injorimit ka qenë fakti që dy “veteranët” kanë kritikuar hapur taktikat e përzgjedhura nga trajneri, ndërsa mbrojtësi raportohet të ketë bërë debat me trajnerin portugez. Gjithçka ka filluar në mbledhjen e të dielës ku AVB u ka kërkuar lojtarëve të japin mendime për gjendjen e keqe të ekipit.

Lampard dhe Esien kanë treguar opinionin e tyre, por Eshli Kol ka qenë ai që ka bërë kritikat më të ashpra.

“Unë kam ardhur këtu për të fituar trofe e medalje por nuk do ta bëj kurrë një gjë të tillë me taktikat që përdor ti”, ishte kritika e Kol, i cili ka theksuar se e ndjen veten “si robot” pasi Vijas-Boas nuk i jep liri veprimi në skemat e lojës.

Futbollistët e Çelsit u acaruan më shumë me trajnerin kur zbuluan se pikërisht ata që kishin bërë kritika gjatë mbledhjes së të dielës ishin lënë jashtë formacionit me Napolin. Për më tepër, trajneri i tha Kol se e “kishte kthyer në çështje personale”, ndërsa lojtari u acarua sepse portugezi deklaroi më pas në televizione se zgjedhja ishte bërë pasi mbrojtësi i kombëtares angleze nuk ishte fizikisht në 100%.

Si për ironi të fatit, AVB u detyrua të aktivizonte Kol pas vetëm 12 minutash lojë pas dëmtimit të Bosingua. Si Kol, ashtu edhe Lampard, refuzuan të flasin për mediat pas përfundimit të ndeshjes.

Kjo situatë ka acaruar pa masë Roman Abramoviç, i cili ka parë gafat e njëpasnjëshme të ish-zëvendësit të Murinjos, ku ndër më të fundit është ajo e harresës së skemës së lojës në sallën e konferencave të hotelit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *