Home / Sport / “Koln premtoi shume, por beri pak. Nese Bayern me kerkon rikthehem”

“Koln premtoi shume, por beri pak. Nese Bayern me kerkon rikthehem”

Intervista: Lukas Podolski flet per kontraten e tij qe skadon ne qershor 2013. Ai flet per mungesen e perspektives te Kolni dhe kjo eshte arsyeja pse ai nuk po firmos rinovimin e kontrates.

Lukas Podolski eshte i demtuar dhe po lufton me kohen per tu rikthyer ne fushen e lojen ne ndeshjen derbi kunder Leverkusenit, qe do te zhvillohet ne fund te ketij muaji. Ne nje interviste te dhene per “Bild Am Sontagg” sulmuesi i Kolnit ka folur per kontraten e tij qe perfundon ne qershor te 2013. Ai flet per mungesen e perspektives ne skuader dhe kjo eshte arsyeja pse ai nuk po firmos rinovimin e kontrates. “Kam oferta nga Anglia dhe Italia. Nese Bayern me kerkon une jam i gatshem”, thekson Podolski.

Ne fillim me e rendesishmja. Si ndiheni ?
Tani me mire. Kam hequr allcine dhe kam filluar terapine. Shpresoj shume qe me 25 shkurt ne ndeshjen kunder Leverkusen te jem ne fushe.

Allcine e kishit ngjyre blu. Mos jane ngjyrat e skuadres se ardhshme?
Jo. Ne asnje menyre. Une e deshiroja te kuqe, por ne spital nuk kishin. (qesh)

A mund ta vazhdoni fjaline: Une do te qendroj ne Koln nese…..
Jo, nuk deshiroj.

Ju perhere kerkoni perspektive. Ne 2009 kur u rikthyet ju kane paraqitur nje projekt. Per cfare behej fjale?
Kishte te bente me te ardhmen. Kur une erdha ne 2009 me premtuan qe do te ndertonin nje skuader rreth meje e cila do te ishte ne 8 skuadrat me te mira ne Bundeslige dhe pastaj ne 6 vendet e para. Perpara nenshkrimit te kontrates me premtuan shume dhe une deshiroja te isha pjese e kesaj perspektive.

E shikoni se ky projekt ka deshtuar?
Christoph Daum ka deklaruar se u premtua shume dhe u realizuan shume pak gjera. Edhe une jam i ketij mendimi. Nese shikojme se cfare me kane premtuar dhe cfare premtimesh kane mbajtur, atehere do te kuptoni se ky projekt ka deshtuar. Cdo sezon ne mundohemi qe te renditemi sa me lart ne klasifikim dhe cdo sezon perfundojme duke luftuar per mbijetese. Kjo eshte shume e hidhur. Prisja dicka me shume por nuk eshte e mundur.

Pse nuk u realizua ky projekt?
Ne sezonin e pare ketu ne Koln edhe une nuk isha ne maksimumin e formes time dhe per kete mbaj pergjegjesi. Por kishte dhe arsye te tjera.

Na i thoni ju lutem…
Drejtuesit te cilet me premtuan per nje skuader kompetitive nuk jane me ne postet e tyre. Jane larguar. Ketu mungon vazhdimesia. Drejtoret sportiv, menaxheret dhe trajneret largohen dhe zevendesohen shume shpesh. Edhe presidenca u ndryshua kohet e fundit. Per skuadren keto ndryshime te shpeshta nuk jane pozitive. E thene me qarte nuk mund te vazhdohet me ne kete menyre.

I keni humbur te gjitha shpresat?
Nje person duhet te ndjeje qe ka bere gjithcka per te arritur suksesin. Nese nuk e arrin, atehere duhet te gjeje shkaqet se perse nuk e arriti. Skuadra si Hannover ose Mochengladbach luajne per zonen evropiane dhe une mendoj se keto dy skuadra nuk jane me te mira se Koln.

Cfare mund t’ju premtoje Kolni?
Per kete une jam personi i gabuar. Kesaj pyetje duhet t’i pergjigjen drejtuesit e larte te skuadres. Une nuk mund te marr pjese si kandidat per president i skuadres. (qesh)

…… Pavaresisht se e deshirojne shume tifoze?
Mbas karrieres si futbollist mbase. Eshte nje ide interesante. Do te behesha president i dy klubeve njekohesisht. I Koln dhe i skuadres sime te pare Bergheim. Eshte nje ide e bukur.

A do te largoheni nga qyteti juaj Koln? Gunter Netzer ka deklaruar se ju nuk jeni nje lojtar per te luajtur jashte Gjermanise…
Kam respekt per ato qe thote Gunter Netzer, por me shume i besoj fjaleve te Joachim Loew.

Loew ka deklaruar se ju jeni gati per te luajtur jashte Gjermanise. A besoni ju se mund t’ia dilni te luani ne nje klub europian?
Pse jo? Nese do te largohesha tani atehere vetem ne nje klub jashte Gjermanise.

Me mire nje vend si Italia qe eshte ngrohte apo si Anglia ku stadiumet jane plot?
Moti dhe parate nuk jane te rendesishme. E rendesishme eshte qe perspektiva sportive te jete e mire dhe familja ime te ndihet mire.

Keni frike se mos ndoshta do te keni probleme me gjuhen?
Une flas gjermanisht, polonisht, anglisht dhe Koelsh dhe me keto gjuhe merresh vesh kudo. Pastaj nuk luhet futboll nese di gjuhe, por luhet futboll sepse ka nje top.

A keni ndonje oferte qe ju ngjall interes te madh?
Oferta ka perhere. Po nese do te ishin interesante une tani nuk do te isha ketu (qesh). Vendimin do ta marr ne vere.

Presidenti i Bayern, Uli Hoennes duke pare formen tuaj te mire ka deklaruar se nje rikthim i Lukas ne Bavari eshte i mundur. Po ju?
Nga te gjithe njerezit qe njoh dhe qe merren me futboll, Uli Hoennes eshte ai qe une e vleresoj me se shumti. Jashte fushave te futbollit ai ishte si nje baba per mua. Me ka ndihmuar shume gjate periudhes qe une isha ne Mynih. Nese Bayern ka me te vertet interes mbi mua atehere ai do te me njoftoje. Edhe une nuk e mbyll mundesine qe mund te rikthehem serish.

Sa e rendesishme eshte per ju qe klubi ku luani futboll te luftoje per fitimin e trofeve?
Te fitosh trofe eshte dicka e bukur por eshte e gabuar nese i premton dikujt qe te vije ne skuader se do te fitojme tituj. Kjo vlen dhe per lojtaret. Duhet te vendosin vete ajo cfare eshte me e mira per ta dhe per familjen e tyre. Kjo eshte me e rendesishmja”.

Gruaja juaj Monika e ka fjalen e fundit ne familje?
Duhet te jemi te 2 te bindur qe po bejme gjene e duhur. Nese asaj nuk i pelqen dicka atehere une nuk e bej.

Djali juaj Louis a do te kete se shpejti nje vella ose moter?
Shpresojme. Gjithmone kam enderruar te kem nje familje te madhe”.

Po mundoheni t’ia arrini qellimit?
Sigurisht.

15 gola ne 18 ndeshje ka shenuar Lukas Podolski ne kete sezon per skuadren e Kolnit.

67 gola ne 199 ndeshje ne Bundeslige ka shenuar sulmuesi gjerman, Lukas Podolski.

43 gola ne 91 ndeshje ka shenuar sulmuesi Lukas Podolski per perfaqesuesen gjermane.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *