Home / Lajme / Maqedoni / Komisioni antikorruptues inicon procedura kundërvajtëse për Cërvenkovskin dhe Petrovin

Komisioni antikorruptues inicon procedura kundërvajtëse për Cërvenkovskin dhe Petrovin

3 shkurt-Për menaxherin i televizionit A1, Ninov ekzistton dyshim se i ka keqpërdorur autorizimet dhe ka dhënë informacione të paplota dhe të rreme për donacione të dhëna, derisa për Shoshiqin ekziston dyshimi se me autorizimin e tij ka dhënë të dhëna jo të plota dhe të rreme për donacione të dhëna dhe me sigurimin e mjeteve të palejuara për fushatën zgjedhore.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit kërkoi të ngritet procedurë kundërvajtëse kundër ish-presidentit, kryeministrit dhe lider aktual i LSDM-së, Branko Cërvenkovski për pronë të paparaqitur të bashkëshortes së tij.

Nismë për procedura kundërvajtëse është parashtruar edhe kundër sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Andrej Petrov, për personin përgjegjës të televizionit A1, Sllavko ninov dhe për Boban Shoshkiq, përgjegjës i Plus produksionit, për shkak të shpërdorimit të mjeteve financiare gjatë organikzimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare në vitin 2012.

Nisma për ngritje të procedurës kundërvajtëse kundër Cërvenkovskit, siç informoi sot në konferencën për shtyp, kryetari i Komisionit, Voisllav Zafirovski është për pronë të paparaqitur në listat e anketave në pronësi të gruas së tij Jasmina Cërvenkovska në Korçula prej 395 metra katrorë dhe një të tretën e trashëgimisë në Beograd, banesë prej 76,70 metra katrorë, pemishte dhe fusha, garazhe dhe deviza.

Nga dokumentacioni i Komisionit, siç potencoi zafirovski, Cërvenkovski ka qenë kryetar i Qeverisë kur bashkëshortja e tij e ka marrë trashëgiminë, që sipas ligjit, duhet të paraqitet edhe prona e partnerit në martesë.

Sipas vendimit të Antikorrupsionit, Petrov nuk ka paraqitur burim të financave të fushatës zgjedhore dhe ka penguar mbikëqyrje, ndërsa duhet të përgjigjet edhe për mosparashtrimin e raportit financiar për shfrytëzimin e mjete të palejuara për fushatë zgjedhore, tejkalimm i kufizimeve ligjore të mjeteve të lejuara për fushatë zgjedhore, pagesa në kundërshtim me dedikimet për financim të fushatës…

Për menaxherin i televizionit A1, Ninov ekzistton dyshim se i ka keqpërdorur autorizimet dhe ka dhënë informacione të paplota dhe të rreme për donacione të dhëna, derisa për Shoshiqin ekziston dyshimi se me autorizimin e tij ka dhënë të dhëna jo të plota dhe të rreme për donacione të dhëna dhe me sigurimin e mjeteve të palejuara për fushatën zgjedhore.

Komisioni antikorruptues ngriti nisma për ngritje të procedurave kundër Azem Sadikit, Ismail Abazit dhe Bujar Murtezanit u.d. drejtorë të qendrës studentore shtetërore “Pellagonia” nga viti 2007 deri në vitin 2010 dhe kundër Ernad Fejzullahu dhe Zoran Kërstevski, drejtorë të Agjencisë për aviacion civil për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryetari i Komisionit informoi se është hapur lëndë për verifikim të besueshmërisë së konstatimeve se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese krahas funksionit të tyre gjyqësor ligjërojnë edhe në universitete.LSDM do të ngritë kallëzime penale për shpërdorim dhe autorizim të ndërgjegjshëm të pozitës zyrtare, kundër anëtarëve dhe kryetarit të Antikorrupsionit, Voisllav Zafirovski, për shkak të nismës së parashtruar për procedura kundërvajtëse kundër liderit të partisë Branko Cërvenkovski dhe sekretarit Andrej Petrov.

Petrov sot në konferencë për shtyp theksoi se LSDM-ja punon konform të gjitha dispozitave pozitive ligjore dhe se prej datës 6 deri më 28 tetor vitin e kaluar në LSDM ka qëndruar ekipi revizor nga Enti shtetëror për revizion në kontroll të rregull të punës financiare, me ç’rast është shqyrtuar gjithë dokumentacioni finanaciar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2011.

Për nismën rreth procedurës kundërvajtëse kundër Cërvenkovskit, Petrovi tha se qëllimi është që të hidhet hije e zezë ndaj liderit të LSDM-së

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *