Home / Lajme / Maqedoni / Konfirmohet prishja e bashkëpunimit PDSH-RDK

Konfirmohet prishja e bashkëpunimit PDSH-RDK

3 shkurt-Nënkryetari i PDSH-së Imer Aliu, tha se fajtorë për prishjen e bashkëpunimit është platforma e përbashkët e paralajmëruar mes RDK-së dhe LSDM-së, gjatë takimit Osmani Zaev. “Për mua është e çuditshme dhe e papranueshme që me deklaratat e fundit në RDK tentojnë të krijojë huti në opinion. Nuk ka nevojë të kontaktojnë nëpërmjet mediumeve për shkak se RDK-ja është e informuar në mënyrë korrekte dhe zyrtare para dy ditësh nga ana e Kryetarit të partisë për vendimin e fundit të Kryesisë qendrore të PDSH-së. Përkrahet qëndrimi deputetit të PDSH-së dhe i njëjti vërtetohet. Arsyeja është aq e qartë sa që nuk ka nevojë për komentim shtesë. PDSH nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjëherë që platforma e saj, e pastër kombëtare 20 vjeçare të përzihet dhe miksohet me platformë maqedonase. Ne nuk mund të mbartim përgjegjësi mbi vete për fajin e të tjerëve. RDK-ja është parti e pavarur dhe ka të drejtë të kërkojë rrugë të ndryshme për të arritur sukses”, tha Imer Aliu, nënkryetar i Pdsh-së

Kryesia qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare të enjten në mbrëmje i ka dhënë mbështetje kërkesës së anëtarit të kryesisë qendrore Orhan Ibrahimi, që të shqyrtohet bashkëpunimi mes kësaj partie dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare. Vendimi i kryesisë Qendore të PDSH-së, të mbajtur të enjten në mbrëmje është se ndërpritet bashkëpunimi i mëtejshëm me partinë RDK që drejtohet nga ana e Rufi Osmanit.Burime të larta të PDSH-së, konfirmuar këtë qëndrim duke bërë të ditur edhe shkaqet që çuan në prishje të bashkëpunimit të dy partive opozitare. “Shkak për prishjen e bashkëpunimit është paralajmërimi për platformë të përbashkët mes RDK-së dhe LSDM-së pas takimit mes kryetarit të RDK-së Rufi Osmani dhe nënkryetarit të LSDM-së Zoran Zaev.PDSH këtë nuk mund ta pranoje per shkak të përcaktimeve të veta programore që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Qëllimi i PDSH-së ishte bashkimi i opozitës shqiptare me një platformë të përbashkët dhe jo bashkimin e opozitës shqiptare me atë maqedonase dhe relativizimit të kërkesave të shqiptarëve”, kanë thënë një burim i lartë në PDSH.
Nënkryetari i PDSH-së Imer Aliu, tha se fajtorë për prishjen e bashkëpunimit është platforma e përbashkët e paralajmëruar mes RDK-së dhe LSDM-së, gjatë takimit Osmani Zaev. “Për mua është e çuditshme dhe e papranueshme që me deklaratat e fundit në RDK tentojnë të krijojë huti në opinion. Nuk ka nevojë të kontaktojnë nëpërmjet mediumeve për shkak se RDK-ja është e informuar në mënyrë korrekte dhe zyrtare para dy ditësh nga ana e Kryetarit të partisë për vendimin e fundit të Kryesisë qendrore të PDSH-së. Përkrahet qëndrimi deputetit të PDSH-së dhe i njëjti vërtetohet. Arsyeja është aq e qartë sa që nuk ka nevojë për komentim shtesë. PDSH nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjëherë që platforma e saj, e pastër kombëtare 20 vjeçare të përzihet dhe miksohet me platformë maqedonase. Ne nuk mund të mbartim përgjegjësi mbi vete për fajin e të tjerëve. RDK-ja është parti e pavarur dhe ka të drejtë të kërkojë rrugë të ndryshme për të arritur sukses”, tha Imer Aliu, nënkryetar i Pdsh-së

Nga zyra për Informim në RDK-thonë se do të presin qëndrim zyrtar të PDSH-së. “Ne çmojmë se bashkpunimi që u nis ishte shumë serioz. Deklarata e fundit e deputetit të PDSH-së është qëndrim personal i tij, pasi që edhe ai edhe vetë e citoi në këtë mënyrë, prandaj ne mendojmë se edhe mediumet nuk duhet të japin qëndrimet e tyre pa mos dale vetë PDSH-ja me qëndrim zyrtar, se a do të vazhdon ky bashkëpunim. Kryetari i RDK-së, mbrëmë në një emision në TvAlfa e shprehu qëndrimin pro bashkëpunimit me PDSH-në”, deklaruan nga zyra për komunikim me opinion në RDK. Sipas këtij burimi pengesë kryesore ka qenë platforma e paralajmëruar mes RDK-së dhe LSDM-së dhe takimi Osmani Zaev. Ndryshe gjatë muajit dhjetor në një takim të përbashkët mes kerut të PDSH-së Menduh Thaçi dhe atij të RDK-së Rufi Osmani, të dy janë zotuar se do të punojnë në hartimin e një platforme të përbashkët opozitare, por kjo ide dhe ky qëllim nuk u arrit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *