Home / Sport / Kontrata me Barcelonën, Guardiola: Ende s`kam vendosur

Kontrata me Barcelonën, Guardiola: Ende s`kam vendosur

“Ky është një problem i imi, nuk është diçka që mund të vendoset nga presidenti i klubit, nga skuadra apo nga tifozët. Sapo të vendos presidenti do të jetë ndër të parët që do ta mësojë. Ky është një vendim që më përket mua dhe nuk ka të bëjë as me klubin dhe as me ndonjë gjë tjetër”, ka thënë Guardiola.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola edhe një herë ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen nëse do ta ripërtërijë kontratën me Barcelonën, e cila i skadon në qershor të këtij viti.
“Ky është një problem i imi, nuk është diçka që mund të vendoset nga presidenti i klubit, nga skuadra apo nga tifozët. Është diçka për të cilën duhet të vendos unë. Kur ta ndaj mendjen atëherë do t’ia them presidentit. Përderisa nuk kam vendosur ende nuk mund të them nëse do ta ripërtërij kontratën apo jo. Sapo të vendos presidenti do të jetë ndër të parët që do ta mësojë. Nuk më pëlqen që të vij këtu çdo ditë dhe të pyetem për të njëjtën gjë. Ky është një vendim që më përket mua dhe nuk ka të bëjë as me klubin dhe as me ndonjë gjë tjetër”, ka thënë Guardiola.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *