Home / Lajme / Rajon / Kosova s’krahasohet me Maqedoninë

Kosova s’krahasohet me Maqedoninë

22 shkurt-“Është situatë krejtësisht tjetër, sepse ndërkombëtarisht Maqedonia ka një emër me të cilën prezantohet në OKB, që është Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe kjo është e tëra. Por, nuk është në pyetje fusnota. Kosova do të prezantohet si Kosovë në këto takime rajonale”, thotë Rohan

“Në vendin tim, askush nuk thotë Republika Federale e Austrisë në takimet ndërkombëtare, shkruhet vetëm Austria”, thotë ish zëvendës kryengociatori i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori Rohan tha se rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me atë të Maqedonisë, ndërsa tërë debatin për fusnotën e konsideron të ekzagjeruar. “Është situatë krejtësisht tjetër, sepse ndërkombëtarisht Maqedonia ka një emër me të cilën prezantohet në OKB, që është Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe kjo është e tëra. Por, nuk është në pyetje fusnota. Kosova do të prezantohet si Kosovë në këto takime rajonale”, thotë Rohan

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *