Home / Lajme / Maqedoni / Kralev: Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor në 90 për qind të komunave

Kralev: Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor në 90 për qind të komunave

23 shkurt-Ministri Pançe Kralev tha se në 95 për qind të komunave viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor. Në komunat ku është e mundur ai të vazhdojë janë humbur më tepër ditë se sa që ka ditë të shtune në tre muajt e ardhshëm, në të cilët do të ishin punuar

Në disa komuna është e mundur që viti shkollor të vazhdojë edhe pas 10 qershorit, në mënyrë që të kompensohet mësimi i ndërprerë për shkak të borës dhe temperaturave të ulëta. Vendimi përfundimtar do të sillet pasi që shërbimet profesionale të MASH-it do t’i analizojnë të dhënat.

Ministri Pançe Kralev tha se në 95 për qind të komunave viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor. Në komunat ku është e mundur ai të vazhdojë janë humbur më tepër ditë se sa që ka ditë të shtune në tre muajt e ardhshëm, në të cilët do të ishin punuar.

“Bëhet fjalë për disa komuna, ku realisht nuk ka mjaft ditë të shtune për t’u punuar orët. Ka iniciativa të ndryshme se si të kompensohen orët, më thjeshtë është të vazhdohet viti shkollor. Megjithatë ka edhe zgjidhje të tjera – duhet të shqyrtohet edhe mendimi për vazhdim të orëve. Do të lija edhe ndonjë ditë q[ shërbimet profesionale t’i analizojnë saktë të dhënat dhe të dalin me propozim konkret”, tha minsitri Kralev gjatë vizitës në Universitetin “Goce Dellçev”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *