Home / Sport / Ksabi Alonso: Dua kampionatin dhe Championsin

Ksabi Alonso: Dua kampionatin dhe Championsin

“Më pëlqejnë si kampionati ashtu edhe Liga e Kampioneve. Nuk kam fituar asnjëherë titullin kampion dhe dua të triumfoj këtë radhë, por mund të them se edhe Liga e Kampioneve është tërheqëse, ashtu si për të tjerët”, ka deklaruar futbollisti i Realit të Madridit, Ksabi Alonso.

Futbollisti i Realit të Madridit, Ksabi Alonso, ka deklaruar se objektivat e këtij sezoni janë si kampionati, ashtu edhe Liga e Kampioneve. Ndonëse Zhoze Murinjos i mjafton titulli në Spanjë, mesfushori shprehet se personalisht, por edhe lojtarëve të tjerë, u pëlqen që të fitojnë dy trofetë për të cilët janë në garë në këtë edicion.

“Më pëlqejnë si kampionati ashtu edhe Liga e Kampioneve. Nuk kam fituar asnjëherë titullin kampion dhe dua të triumfoj këtë radhë, por mund të them se edhe Liga e Kampioneve është tërheqëse, ashtu si për të tjerët”.

Sipas tij, skuadra nuk duhet të ndryshojë stil loje si dhe të mos mendojë që tani për diferencën që ka aktualisht me Barcelonën. “Do të ecim në rrugën tonë, pavarësisht diferencës që kemi në renditje. Tani për tani do të ecim duke i marrë ndeshjet një nga një dhe kur të ketë më pak ndeshje për t’u luajtur, atëherë do të mendojmë për diferencën dhe si të fitojmë kampionatin”.

“Nuk duhet të fiksohemi te diferenca e pikëve që kemi me ndjekësit më të afërt. Do të vazhdojmë të luajmë njëlloj dhe të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet, pa patur parasysh kë kemi përpara”, tha ai.

Futbollisti nuk ka dashur të flasë për Murinjon dhe atmosferën e tensionuar të javëve të fundit. “Trajneri nuk na ka komentuar asgjë dhe në fakt jemi më shumë të përqendruar te ajo që po bëjmë, që për ne është shumë e rëndësishme”, përfundoi Ksabi Alonso.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *