Home / Lajme / Maqedoni / Kujdes nga provokimet

Kujdes nga provokimet

9 shkurt-“Shihet qartë që kemi fyerje fetare, nacionale dhe racore. Ne i dënojmë ashpër këto fyerje ndaj çdo komuniteti etnik, social, fetar apo ndaj çdo bashkësie shoqërore. Mendoj se këto i takojnë së kaluarës dhe i bëj apel rinisë sonë shqiptare në përgjithësi, që të mos bien në këto provokime të ulëta që mëndoj se i takojnë së kaluarës”, tha Kurtishi

Shoqëria civile në Tetovë dhe autoritetet e pushtetit lokal, vlerësojnë se qyteti i Tetovës, nuk është përfshirë shumë nga provokimet fetare dhe nacionale.Nga të dy taborret kanë apeluar që të ulen tensionet pasi që në këtë drejtim pësojnë më shumë qytetarët ndërsa provokimet janë të izoluara ndërsa ata që i shkaktojnë mbajnë përgjegjësi më të madhe. Tetova nuk është prekur nga provokimet fetare dhe etnike.Qytetarët e Tetovës janë të matur në këto situata kur ka provokime të kësaj natyre. Kështu thotë kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti.
”Në Tetovë nuk jemi marrë me këtë problem. Mendoj se qytetarët janë më shumë të ndërgjegjshëm. Edhe këshilltarët por edhe ne kemi ua kemi tërhequr vërejtjen që të mos vijnë deri tek incidentet që mund të provokohen nga të dy nacionalitetet” tha Bexheti.
Ndërsa për Valon Kurtishin, kryetar i Shoqatës për mbrojtje dhe afirmim të identitetit kombëtar “Ilyricum Libartas” shqiptarët duhet të jenë të matur në këto raste dhe nuk duhet të bien në provokime të këtilla pasi që këto situata nuk u konvenojnë shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë thotë Kurtishi.“Shihet qartë që kemi fyerje fetare, nacionale dhe racore. Ne i dënojmë ashpër këto fyerje ndaj çdo komuniteti etnik, social, fetar apo ndaj çdo bashkësie shoqërore. Mendoj se këto i takojnë së kaluarës dhe i bëj apel rinisë sonë shqiptare në përgjithësi, që të mos bien në këto provokime të ulëta që mëndoj se i takojnë së kaluarës”, tha Kurtishi.
Edhe Kurtishi edhe Bexheti mendojnë se këto çështje duhet të shikohen me një sy shumë rigoroz dhe këta njerëz që mbajnë një përgjegjësi sa u përket çështjeve fetare të regjionit veçanërisht kur diskutohet për etnitetin shqiptar pra musliman dhe etnitetin maqedonas dhe ortodoks duhet të jenë më të kujdesshëm. Edhe Muftinia e Bashkësiës Fetare Islame në Tetovë, ditë më parë ka dënuar ashpër ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhë në Republikën e Maqedonisë pasi të njëjtat sipas muftinisë, nuk i kontribuojnë mirëbesimit të ndërsjellë nacional dhe fetarë. ”Apelojmë tek të gjithë besimtarët e fesë Islame që të mos bien pre e qëllimkqinjëve dhe të ruajnë gjakëftohtësinë kundrejt provokimeve eventuale dhe të kontribuojnë beshkejetesës me pjesëtarët e nacinaliteteve dhe feve tjera”,tha Namik Xhaferi, sekretar në muftininë së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *