Home / Sport / ‘Kupa e Sharrit 2012’: Triumfon slloveni Brajoviç, Dehari i treti

‘Kupa e Sharrit 2012’: Triumfon slloveni Brajoviç, Dehari i treti

Reprezentuesi i Sllovenisë Gregor Brajoviç është fituesi i edicionit të 39-të të ‘Kupës së Sharrit’. Brajoviç pasi të shtunën triumfoi në garën e slalomit të madh, të shtunën përsëriti këtë sukses edhe në garën e slalomit, duke u shpallur me meritë fitues i ‘Kupës së Sharrit’. Në vendin e dytë u ndal reprezentuesi i Bosnjës e Hercegovinës, Igor Laikert, ndërsa tetovari Dardan Dehari zuri vendin e tretë në këtë kompeticion.

Ka përfunduar edicioni i 39-të i turneut ndërkombëtar të skijimit, ‘Kupa e Sharrit 2012’, në të cilën fitues është shpallur slloveni Gregor Brajoviç. Pas triumfit të të shtunës në slalom të madh, Brajoviç dominoi edhe në garën e slalomit, ku me kohën 01:47:17 të qindat, siguroi vendin e parë, që automatikisht nënkuptonte triumf të përgjithshëm në këtë edicion të kësaj kupe. ‘Super, super, më vjen mirë që i’a arrita pas aq vitesh. Organizimi vërtet ishte në nivel. Kishte shumë garues kualitativ. Unë këtu kam ardhur gjithnjë në 8-të vitet e fundit dhe çdo vit ka gara të mira. Unë pritja të arrij sukses, por në të kaluarën këtu gjithmon më ndodhte diçka, pasi nuk është e lehtë të skijosh këtu katër gara dhe të fitosh‘, deklaroi fituesi i edicionit të 39-të të Kupës së Sharrit, slloveni Gregor Brajoviç. Në garën e të dielës në slalom, në vendin e dytë u ndal boshnjaku Igor Laikert me kohë 1:48:57 të qindat, duke lënë pas maqedonasin Antonio Ristevski. Me këtë vend të dytë dhe vendin e katërt në slalom të madh, Laikert zuri vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të ‘Kupës së Sharrit’ për këtë vit. ‘Gara e sotme (e dielë) ishte shumë mirë e organizuar dhe kushtet ishin shumë më të mira se të shtunën, kështu që jam i kënaqur me organizimin. Jam për herë të parë në Kodrën e Diellit dhe në Maqedoni dhe më pëlqen shumë. Prandaj të gjitha uratat u’a dedikoj organizatorëve dhe shtetit që ka investuar në ndërtimin e këtij vendi’ tha boshnjaku Laikert. Në garën e slalomit vendi i tretë i takoi maqedonasit Antonio Ristevskit, i cili megjithatë nuk mundi të konkurojë për pozitat më të larta, pasi të shtunën në garën e slalomit të madh, mbeti pa renditje për shkak se nuk arriti të përfundojë lëshimin e dytë. Kështu në renditjen e përgjithshme vendi i tretë i takoi reprezentuesit tjetër të Maqedonisë, tetovarit Dardan Dehari, i cili pas vendit të tretë në slalom të madh, të dielën zuri vendin e pestë dhe edicionin e 39-të të ‘Kupës së Sharrit’ e mbylli në pozitën tretë. ‘Jam shumë i kënaqur që jam në podium në këtë manifestim të ‘Kupës së Sharrit’. Sa i përket garës së sotme, normal kalkulova pak, për shkak se kisha shansin që të fitoj vendin e tretë, si që ndodhi. Falemenderoj të gjithë, organizimi ishte i shkëlqyeshëm. Dua që një falemenderim të madh të drejtoj për të gjithë tifozët e mij, mbështetja e të cilëve më ka ndihmuar shumë. Shpresoj që kanë ngelur të kënaqur me paraqitjet e mija‘, deklaroi tetovari Dardan Dehari. Fituesi i sivjetshëm i ‘Kupës së Sharrit’, Gregor Brajoviç u shpërblye me 3 mijë euro dhe një qen të sharrit, Laikert për vendin e dytë mori 2 000 euro, ndërsa me një mijë euro u shpërblye fituesi i vendit të tretë, Dardan Dehari.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *