Home / Sport / Kur shënon Ramsi, VIP-at vdesin

Kur shënon Ramsi, VIP-at vdesin

Sa herë që mesfushori gjen rrugë e rrjetës, një figurë e famshme botërore humb jetën dhe ylli i muzikës pop ishte personazhi i katërt brenda vitit të fundit.

Tifozët e futbollit kanë bërë një lidhje të çuditshme mes yllit të Arsenalit, Aron Ramsi dhe vdekjes së këngëtares Uitni Hjuston.

Sa herë që mesfushori gjen rrugë e rrjetës, një figurë e famshme botërore humb jetën dhe ylli i muzikës pop ishte personazhi i katërt brenda vitit të fundit.

Trupi i saj i pajetë u gjet në dhomën e hotelit vetëm pak orë pasi 21 vjeçari i kishte shënuar gol Sandërlendit në ndeshjen e të shtunës.

Por koincidencat kanë filluar në majin e vitit të kaluar, kur Ramsi shënoi përballë Mançester Junajtid.

Të nesërmen, terroristi ndërkombëtar, lider i al-Kaeda, Osama Bin Laden, u vra nga trupat amerikane.

Në tetor, ai shënoi përballë Totenhmit, ndërsa vetëm tre ditë më vonë, u nda nga jeta themelues i “Apple”, Stiv Xhobs.

Më vonë, në të njëjtin muaj, ai shënoi përballë Marsejës në Ligën e Kampioneve. Të nesërmen, diktatori libian Muhamar Gedafi u qëllua për vdekje nga protestuesit.

Në forumet e klubit anglez tashmë ka filluar një diskutim “mistik” rreth kësaj çështje. “Ja i shqetësuar se mos situata del nga kontrolli nëse a shënon me më shumë rregullsi”, ishte komenti humoristik i një prej tifozëve të “topçinjve”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *