Home / Sport / Kush humb ka drejtë të hidhërohet

Kush humb ka drejtë të hidhërohet

Drejtuesit e Lirisë shpresojnë që ky të jetë rasti i fundit që dikush tenton të hijezojë sukseset e tyre, ndërsa pakënaqësitë e kumanovarëve i arsyetojnë me faktin e pamundësisë për të pranuar me korektësi se Liria me fitoren e të shtunës Kumanovën e nxori ngalufta për play-off. Prandaj ndoshta edhe hidhërimi i kumanovarëve është me vend, pasi s’është e kotë edhe fjala e popullit ‘Kush humb, ka të drejtë të hidhërohet’.

Pas fitores të së shtunës të KB Liria me rezultat 98:92 përballë Kumanovës, nga skuadra mysafire përmes mediumeve të ndryshme kanë sulmuar ekipin e Lirisë, për jokorektësi gjatë ndeshjes. Trajneri i Kumanovës Lubislav Lukoviq edhe pse në fund të ndeshjes ishte iniciatori i një zënke, gjithsesi mer guximin që akuzat t’i drejtojë kah Liria. ‘Ajo që ndodhi të shtunën nuk mbaj mend të më ketë ndodhur ndonjëherë në karrierë. Referim katastrofal, presion i madh nga të gjithë anët, këngë për Shqipërinë dhe Kosovën dhe hedhje të gjësendeve në teren. S’di të sqaroj, por se kam të qartë pse heshtin edhe drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë. Liria duhet të ndëshkohet për atë që ndodhi të shtunën’, shprehet për mediat trajneri i Kumanovës Lubislav Lukoviq, duke haruar të përmendë se gjatë gjithë takimit ishte ai që provokonte publikun dhe vazhdimisht ngrente tensionin në palestër. Pikërisht për këtë arsye me reagim kanë dalë nga tabrori i KB Liria, të cilët hedhin poshtë pohimet e Lukoviqit, duke kërkuar që disfatën ta pranojë në mënyrë korekte. Edhe trajneri i Lirisë, Marjan Ilievski ka demantuar fjalët e kumanovarëve, duke kërkuar që mos t’i hidhet hije fitores së skuadrës së tij. ‘Mendoj se kjo që thuhet nuk është korrekte dhe pa nevojë krijohet tension mes dy klubeve. Paramendoni, ndeshja mbyllet me rezultatin 98:92 dhe ky është një fakt në vete. Numri i madh i pikëve të shënuara tregon se të shtunën u zhvillua ndeshje cilësore dhe për këtë merita ka edhe skuadra e Kumanovës. Tani ankesat në drejtim të arbitrave nuk zënë shumë vend, pasi kundërshtari jonë që në fillim vendosi të luajë mbrojtje agressive, për të na nxjerë nga rritmi. Ata gjatë gjithë sezonit po krijojnë presion ndaj arbitrave në ndeshjet si vendas, ndërsa tani tentojnë që këtë të bëjnë edhe në takimet në transfertë. Dua të them edhe atë se në fund të ndeshjes unë nuk kisha duel verbal me trajnerin Lukoviq, përkundrazi shkova ta përshëndes, ndërsa ai mu drejtua me sharje dhe ofendime’, shprehet Ilievski, i cili shton se nuk është e vërtetë se në tribuna ka patur nacionalizëm. ‘Është e vërtetë se para fillimit të ndeshjeve dhe në mes të pauzave në palestër lëshohet muzikë në gjuhën shqipe, mirëpo përfundimisht në tekstin e këngëve nuk ka përmbajtje nacionalizmi. Thjesht është klub shqiptar që ka të drejtën të ndëgjojë musikën e vet. Edhe tifozët tanë gjatë gjithë ndeshjes mbështetën ekipin dhe nuk ofendonin askënd. Mund të garantoj se deri sa luhej ndeshja, në palestër nuk është hedhur asnjë send. Gjithcka nodhi pas përfundimit të takimit kur tifozët tanë u provokuan nga ekipi kumanovar’, sqaroi trajneri i KB Liria, Marjan Ilievski. Drejtuesit e Lirisë shpresojnë që ky të jetë rasti i fundit që dikush tenton të hijezojë sukseset e tyre, ndërsa pakënaqësitë e kumanovarëve i arsyetojnë me faktin e pamundësisë për të pranuar me korektësi se Liria me fitoren e të shtunës Kumanovën e nxori ngalufta për play-off. Prandaj ndoshta edhe hidhërimi i kumanovarëve është me vend, pasi s’është e kotë edhe fjala e popullit ‘Kush humb, ka të drejtë të hidhërohet’.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *