Home / Sport / KV Shkëndija nën hallet e borës

KV Shkëndija nën hallet e borës

‘Deri të ejnten e kaluar kemi ushtruar rregullisht, mirëpo nga e premtja mbetëm të bllokuar. Komunikacioni zhvillohet me shumë vështirësi dhe ne si skuadër kemi mbetur pa volejbollistët që vijnë nga jashtë. Ata nga e premtja nuk mund të udhëtojnë për të ardhur në stërvitje dhe për momentin punojmë me formacion të përgjysmuar. Kemi volejbollistë nga Shkupi, ndërsa të bllokuar kanë mbetur edhe lojtarët që banojnë në malësi të Sharrit dhe që e kanë të vështirë të zbresin në Tetovë’, shprehet Durim Luma.

Të reshurat e mëdha të borës që kanë përfshirë vendin kanë bllokuar shumë aktivitete të jetës së përditshme, ndërsa mos të flasim për gjëra tjera në mesin e të cilave hyn edhe sporti. Tetovë këto ditë është thuajse e bllokuar nga bora dhe kjo automatikisht nënkupton problem në komunikacion. Kjo është arsyeja kryesore që penalizon porcesin përgatitor të skuadrës së volejbollit Shkëndija nga Tetova. Në fakt, është e vërtetë se volejbolli luhet në palestër dhe kushtet e jashtme ndoshta nuk duhej të pengonin këtë proces, mirëpo vështirësitë në komunkacion shkaktojnë probleme të mëdha që volejbollistët të ndjekin procesin stërvitorë. ‘Deri të ejnten e kaluar kemi ushtruar rregullisht, mirëpo nga e premtja mbetëm të bllokuar. Komunikacioni zhvillohet me shumë vështirësi dhe ne si skuadër kemi mbetur pa volejbollistët që vijnë nga jashtë. Ata nga e premtja nuk mund të udhëtojnë për të ardhur në stërvitje dhe për momentin punojmë me formacion të përgjysmuar. Kemi volejbollistë nga Shkupi, ndërsa të bllokuar kanë mbetur edhe lojtarët që banojnë në malësi të Sharrit dhe që e kanë të vështirë të zbresin në Tetovë’, sqaron trajneri i Shkëndijës, Durim Luma, problemet me të cilat ballafaqohet skuadra tetovare këto ditë dimri. ‘Ne ndërkohë vazhdojmë të stërvitemi rregullisht me volejbollistët që kemi në dispozicion. Palestra jonë nuk është shumë e ftohtë, mirëpo problem tjetër për ne është se shkollat morën pushim të detyruar, po për arsye të motit të keq dhe automatikisht nxemja e palestrës për momentin është e ndalur’, thotë Luma. Mirëpo nga gjithë kjo e keqe, fati i mirë për Shkëndijën është se skuadra në tre xhirot e para ka orar të favorshëm dhe sipas trajnerit të kampionëve të Maqedonisë, ‘kuqezinjtë’ do të arrijnë që të kompensojnë atë që kanë humbur tani dhe në kohë të përgatiten për vazhdimin e sezonit. ‘Besoj se orari i favorshëm është në dobinë tonë. Në tre xhirot e para luajmë me Rabotnickin në Tetovë, i dalim Kumanovës dhe presim Mavisin e Shtipit. Me gjithë respektin që kam mendoj se këta kundërshtarë mund t’i kalojmë dhe njëkohësisht në përballjet me ta të kompensojmë atë që humbim tani nga plani jonë përgatitor’, pohoi Luma. Ndryshe kampionati në Ligën e Parë të Volejbollit të Maqedonisë duhet të nisë më 25 shkurt, por me shumë gjasa pritet që të ketë një shtyrje të re të startit të garave. ‘Duhej të nisë më herët, por u shty për 25 shkurt. Mendoj se ka gjasa që të ketë edhe një shtyrje një-javore, për shkak të kushteve që mbizotrojnë në vend. Ne në ndërkohë jemi optimist për mbrojtjen e titullit. Në pranverë përfundimisht do jemi pa Kajtazin, kemi obsion për përforcim në këtë pozitë dhe ditët në vijim do të ketë ndonjë risi. Shpresoj të vazhdojmë me rezultate positive dhe në fund të mbrojmë titujt në kampionat dhe Kupë’, tha në fund numri ‘1’ i pankinës së KV Shkëndija, Durim Luma.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *