Home / Lajme / Rajon / Leonora Jakupi: Jam vetëm, kam shumë kërkesa për partner

Leonora Jakupi: Jam vetëm, kam shumë kërkesa për partner

7 shkurt-“Nuk kam të dashur për momentin, jam vetëm. Kur njeriu ka një moshë, është më i pjekur, më i matur, atëherë kërkesat rriten, gjen ndonjë të metë më tepër te njerëzit, pavarësisht se të gjithë kemi të meta dhe nuk jemi të përsosur”, – ka thënë këngëtarja, e cila pavarësisht kuriozitetit të njerëzve ka shtuar se dëshiron ta mbajë larg mediave jetën e saj private

Këngëtarja e “Këngë e pa kënduar”, e cila dikur ka deklaruar se do t’ia falte puthjet dikujt kur të binte borë në Sahara (dukuri natyrore që ka ngjarë pak ditë më parë në shkretëtirë), është shprehur duke qeshur se ndonëse ra borë, ajo është vetëm, pra nuk ka ndërmend t’ia falë kujt puthjet.

“Nuk kam të dashur për momentin, jam vetëm. Kur njeriu ka një moshë, është më i pjekur, më i matur, atëherë kërkesat rriten, gjen ndonjë të metë më tepër te njerëzit, pavarësisht se të gjithë kemi të meta dhe nuk jemi të përsosur”, – ka thënë këngëtarja, e cila pavarësisht kuriozitetit të njerëzve ka shtuar se dëshiron ta mbajë larg mediave jetën e saj private: “Jeta private, jo vetëm për mua, por për këdo është e shenjtë dhe duhet mbajtur larg vëmendjes së mediave, sepse jeta e personazheve publikë është shumë e vështirë, ndryshe nga ç’mendohet. Edhe nëse do të martohem e do të kem fëmijë, këtë gjë do të kisha shumë dëshirë ta mbaja larg medias, shkruan portali Zhurnal.

Njerëzit do të kishin shumë të dinin cilin burrë do të kishte Leonora, por kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga fati që Zoti ka shkruar për mua”. E pyetur në lidhje nëse ka një reagim në lidhje me akuzat e drejtpërdrejta të Adelina Ismajlit ndaj saj, pas sherrit të konsumuar mes të dyjave 10 vite më parë, Leonora shprehu dëshirën për një debat publik me këngëtaren që jeton në Zvicër. “Ka kaluar shumë kohë e gjatë, s’kam dashur të merrem me këtë çështje, sepse e konsideroj të pavlerë. Me njerëz që kanë probleme me veten, nuk dua të merrem fare. Nëse ajo ka guxim, unë do ta ftoja në një debat publik, që të flasim me fakte, sy më sy, jo me fjalë rrugësh e thashethemesh.

Është e turpshme të bësh dezinformata. Tek e fundit, propaganda është një mjet shumë i rrezikshëm”, – tha ajo, ndërsa nga ana e saj, pak ditë më parë Adelina ka deklaruar në media se është rrahur nga Leonora në një koncert, ndërkohë që kjo e fundit ka qenë e shoqëruar nga katër meshkuj.

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *